Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Nora Istrefi konfirmon shtatzëninë: Do të bëhem nënë

$
0
0

Nora Istrefi është shtatzënë dhe këtë sapo e ka zbuluar “live” në spektaklin “Dance with me”. Këngëtarja kosovare për tashmë një kohë ishte spekuluar se pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Robertin. Por ajo kishte mohuar këto, derisa gëzonte dhe një formë të mirë fizike që humbte gjurmët.

Nora Istrefi konfirmon shtatzëninë: Do të bëhem nënë

Megjithatë, shtatzënia e saj tash ka arritur në një shkallë sa ajo nuk mund të vazhdojë më në spektaklin e vallëzimit, dhe kështu është detyruar të tërhiqet dhe ta zbulojë shtatzëninë, transmeton Telegrafi.

“Do të them diçka shumë të vërtetë dhe shumë serioze, sepse lajmi që unë do bëhem nënë… pres një bebe”, ka thënë Nora pasi bëri paraqitjen e parë në spektaklin e sotëm në “Dance with me”.

“Kështu që s’është faji yt Robert”, iu drejtua ajo më pas anëtarit të jurisë.

“Unë nuk dorëzohem, por lajmi që unë do të bëhem nënë, është më i vlefshëm se çdo spektakël apo çmim. Andaj unë nuk dua të rrezikoj për asgjë. Dhe ndjehem e vetëplotësuar me veten dhe jetën time”.

“Falënderoj publikun për përkrahjen. Falënderoj shumë, shumë jurinë e mrekullueshme, falënderoj Albi Nakon pa masë, i cili më ka bërë një balerinë edhe më profesioniste”.

“Falënderoj Genti Bejkon që e dua shumë, shumë, shumë, më vjen keq pasi ishte një partner shumë i mirë, por ja që… Falënderoj stafin, Vera Grabockën. Ishte kënaqësi e madhe të jem në Dance With Me…”, ka thënë Nora.

Postimi Nora Istrefi konfirmon shtatzëninë: Do të bëhem nënë u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267