Disa femra mbajnë sytjena vetëm për shkak se nuk dëshirojnë t’ju duken thithat e tyre dhe sa më shpejtë që të arrijnë në shtëpi, nguten për t’i hequr sytjenat të cilat iu duken sikur po lirohen nga prangat e burgut.
Në anën tjetër, disa femra mbajnë rregullisht sytjenat, madje edhe kur flejnë. Po ju japim këshilla se a duhet t’i mbani sytjenat përderisa jeni duke fjetur!
Nuk ka asnjë përfitim gjatë fjetjes me sytjena – madje kjo nuk ndikon që edhe gjinjtë ti keni më të forcuar dhe të formuar. Ndryshimet e gjirit si varja e tyre ndodhin vetëm si pasojë e plakjes, gravitetit, shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, e jo për shkak të (mos)mbajtjes së sytjenave. Numri më i madh i femrave që veshin sytjena gjatë gjumit, janë zakonisht ato me gjoks të madh, dhe këtë e bëjnë për shkak të mbështetjes shtesë.
Nëse vendosni që të fleni me sytjena, është mirë që të zgjedhni materiale të buta dhe pa tela. Mos mbani sytjena shumë të ngushta që t’ju prejnë lëkurën, sepse sytjenat e ngushta mund të shkaktojnë irritim të gjirit, e me këtë mund të shkaktojë probleme edhe me gjumin.
Postimi Fjetja me sytjena – po ose jo? u shfaq i pari në Femina.al.