Panxhari i kuq ka përqëndrim të lartë të nitriteve, të cilat ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.
Një studim i kryer kohëve të fundit në Londër ka zbuluar se një gotë lëng i panxharit të kuq në mënyrë drastike ulë shtypjen e gjakut, transmeton Femina.al
Hulumtimi tjetër i cili është bërë në Melburn të Australisë tregon se shtypja e gjakut do të ulet pas 6 orëve pasi të keni pirë gjysëm litër lëng të panxharit. Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se rastet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare do të ishin zvogëluar nëse njerëzit më shpesh konsumojnë panxharin e kuq.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se konsumimi i panxharit të kuq ulë zhvillimin e demencës dhe rritjen e tumoreve (tumoreve të prostatës dhe gjirit) për 12.5%.
Nutricionistët rekomandojnë që panxhari i kuq të përdoret edhe për problemet digjestive.
Përveç kësaj, panxhari i kuq është një aleat i paçmueshëm i mëlçisë sepse ndihmon në procesin e përpunimit të toksinave./Femina.al/
Postimi Panxhari i kuq ulë shtypjen e gjakut, lufton kancerin dhe pastron mëlçinë u shfaq i pari në Femina.al.