Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Çdo e pesta femër “e spiunon” ish të dashurin nëpërmjet profileve të rreme në Facebook

$
0
0

Çdo e pesta femër pas ndarjes përpiqet që të jetë e përditësuar me veprimet / fotografitë e ish të dashurit përmes rrjeteve sociale dhe gjithashtu pranojnë se kanë krijuar profile të rreme ashtu që ta ndjekin ish të dashurin rregullisht, tregon hulumtimi i bërë nga kompania britanike “OnePoll”.

Çdo e pesta femër “e spiunon” ish-partnerin nëpërmjet profileve të rreme në rrjetet shoqërore

Sipas kësaj ankete vetem 38% e femrave i ndërpresin krejtësisht lidhjet me ish të dashurin, shkruan “Daily mail”.

Rrjetet sociale na e bënë shumë të lehtë që ti përcjellim personat që dikur në mënyrë aktive ishin pjesë e jetës sonë  (ose ende janë por këtë gjë nuk duam ta pranojmë), por ndonjëherë kjo bëhet obsesion i vërtetë – thotë psikologu britanik Majkël Sinkler.

Ai thotë se është një gjë e ndryshme kur padashur shohim ndonjë fotografi ose njoftim të ri nga ish i dashuri kurse është krejtësisht diçka tjetër të jemi të fiksuar pas asaj se çfarë bën ish i dashuri sepse kjo na bën të pamundur për të vazhduar me jetën.

A jeni edhe ju njëra nga ato femra për të cilat po shkruajmë tani?

Postimi Çdo e pesta femër “e spiunon” ish të dashurin nëpërmjet profileve të rreme në Facebook u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267