Sikur çdo organ, ashtu edhe vagina ndryshon gjatë jetës së një femre. Këto janë fazat:
- Në vitet e 20-ta
Puberteti më në fund përfundon, kurse organet tuaja janë “të rritura” në pamje. Megjithatë, buzët e jashtme të vaginës bëhen më të holla. Skur që mplaken femrat, yndyrnat nënlëkurore, përfshirë këtu edhe ato të gjenitalieve, zvogëlohen. - Në vitet e 30-ta
Ndryshimi i hormoneve gjatë kohës së shtatzënisë mund të sjellë në ndryshimin e ngjyrës së buzëve të brendëshme të vaginës të cilat gjenden rreth klitorisit dhe hyrjes vaginale.
Gjatë kohës së shtatzënisë, mitra mund të arrijë madhësi të shalqirit. Megjithatë, gjashtë muaj pas shtatzënisë ajo përsëri tkurret. Rreth 32% të femrave të cilat lindin me prerje cezariane e “kursejne” vaginën nga zgjerimi edhe pse plagët nga operacioni mund të jenë të dhimbshme dhe kruarja të zgjatë me vite. - Në vitet e 40-ta
Edhe pse qelizat vezë zvogëlohen në vitet e 40-ta, ato prap se prap ovulojnë. Ciklet janë më të shkurta, kurse trupi përgatitet për menopauzë pesë ose dhjetë vite para.
Organet tuaja reproduktive janë të mbrojtura me inde, tetiva dhe muskuj. Kilogramët e tepërt, plakja, vitet dhe aktiviteti/joaktiviteti fizik mund të sjellin në zgjerimin e organeve. Këtë gjë mund ta parandalonin ushtrimet e kegelit.
Niveli i estrogjenit zvogëlohet, kurse kjo ka të bëj me acidet alkalike në vaginë. Disbalansi i acideve alkalike mund të sjellë në ndezje, muret e mitrës bëhen më të holla dhe më të thata. Në këtë fazë të jetës rekomandohet seks i rregullt. /Femina.al/
Postimi Çfarë ndodhë me vaginën gjatë viteve? u shfaq i pari në Femina.al.