Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Maskë për fytyrë: me këtë tretman do të mbani fytyrën të pastër dhe të butë si të fëmijës!

$
0
0

Çdo ditë poret e lëkurës bllokohen nga yndyra, qelizat e vdekura, ndërsa papastërtitë dhe pluhuri kaplojnë lëkurën e fytyrës suaj sa here që dilni jashtë.

Si të pastroni fytyrën në kushte shtëpiake: Me këtë tretman do të mbani fytyrën të pastër dhe të butë si të fëmijës!

Nëse nuk pastroni poret e mbyllura, ato do të shëndrrohen në mitisere apo pikla të zeza, akne apo puçrra, prandaj është e nevojshme që herë pas here në mënyrë të rregullt të pastrohet lëkura.

Nuk është patjetër të vizitoni sallonet e bukurisë për të bërë tretmane. Këtë mund ta bëni edhe vetë, në kushte shtëpiake – edhe atë pastrim në nivel professional! Do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Ky trajtim pastron poret në mënyrë të shkëlqyer, freskon lëkurën dhe heq aknet e zeza (mitiseret).

Veproni si më poshtë:

Lani fytyrën në mënyrë të zakonshme, lidhni flokët në mënyrë që fytyra të jetë e zbuluar.

Përgatitni përzierjen për pastrimin e fytyrës:

  • Dy lugë krem rroje përzieni mirë me gjysmë luge çaji sode bikarboni.
  • Vloni ujin në një enë të vogël – rreth 200 ml, dhe shtoni 1-2 lugë lule të thata kamomili.
  • Lëreni enën në tryezë, futni kokën mbi të, mbuloni me një peshqir sipër, duke avulluar fytyrën për rreth 5-7 minuta.
  • Në fytyrën e avulluar dhe të njomë, aplikoni përzierjen e përgatitur, duke shmangur pjesët rreth syve dhe gojës.
  • Shkoni në banjë, lëshoni ujin e nxehtë dhe me një brushë të butë aplikoni butësisht dhe ngadalë në mënyrë dinamike pastrimin e lëkurës së fytyrës. Kushtoni vëmendje të veçantë hundës dhe ballit. Shmangni zonën e syve.
  • Lani fytyrën me ujë.

Shikoni në pasqyrë – nuk do të keni pika të zeza, do keni pore të pastruara dhe fytyrë të qetësuar si dhe të butë.
Këtë procedure mund ta aplikoni një herë në javë.

Postimi Maskë për fytyrë: me këtë tretman do të mbani fytyrën të pastër dhe të butë si të fëmijës! u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles