Njihuni me atë që ju pret në vitin e ardhshëm në planin e dashurisë …
- Dashi
Tentoni të ndani më tepër kohë për partnerin tuaj, në të kundërtën mundëtë ju ndodhë që ai apo ajo të kërkojë dashurinë dhe butësinë në vend tjetër. Marsi dhe prilli janë koha ideale që të udhëtoni në ndonjë udhëtim romantik me partnerin. Deshtë e lirë vitin e ardhshëm i pret dashuri me Akrepin apo Peshqit, kurse gjithsesi të shmangin Gaforren. Pjestarët e lirë të kësaj shenje mundë të takojnë shpirtin e tyre të ngjashëm në nëntorë apo tetorë të vitit të ardhshëm. - Demi
Partneri do të ju ofrojë përkrahjen më të madhe në kohëra të vështira të cilat pasojnë për ju edhe në kuptim emocional edhe atë psiqik. Respektoni këtë. Demat do të përshtaten mirë me Shigjetarin dhe Luanin vitin e ardhshëm. Ata që presin fejesë, mundë të ju ndodhë kah mesi i vitit, kurse Demat e lirë mundë të përjetojnë dashuri fatale në maj dhe qershorë. Udhëtim jasht shtetit me partnerin shpresoni në qershorë apo korrik, ashtuqë përgatituni për këtë. - Binjakët
Personi i tretë do të tentojë të përzihet në lidhjen tuaj. Kujdes, partnerit tuaj mundet lehtë t’i pëlqejë. Në disa muajt e parë jepni gjithçka nga vetja që të ruani lidhjen. Binjakët më së miri do të përshtaten me Peshoren, kurse pjestarët e lirë të kësaj shenje mundë të dashurohen qysh në fillim të vitit. Befasi romantike ju presin në fund të vitit. - Gaforrja
Mos harroni datat e veçanta në jetën tuaj të dashurisë. Partneri juaj do ta respektojë këtë dhe do të ju shpërblejë me kujdes të njejtë. Gaforret do të janë shumë kompatibël me Bricjapin dhe Dashin ashtuqë lehtë mund të ndodhë dhe romancë me këto shenja, por do të janë më së paku të interesuar për dashuri me Akrepin. Disa afera dashurie që nuk i keni pritur mundë të ndodhen në këtë vit. Shtatori dhe tetori janë koha perfekte e vitit për fundjava romantike me partnerin. - Luani
Në periudhën e ardhshme do të jeni më tërheqës për partnerin se sa më herët, e kjo do të sjellë pasojë që ai apo ajo të bëhet më posesiv në lidhje. Bëhuni i kujdesshëm. Luani këtë vit mundë të dashurohet në Shigjetarin apo Gaforren, kurse më së paku do t’i interesojë Peshorja. Fundjava romantike mos shpresoni këtë vit, por ndonjë darkë në çift gjithsesi se do të ndodhë. - Virgjëresha
Anëtarë xheloz i familjes mund të tentojë që të ju prishë lidhjen, por ju duhet ta ruani. Zemrën e Virgjëreshës këtë vit mundë ta përvetësojë Bricjapi apo Gaforrja. Virgjëreshat e lira do të përpiqen të gjejnë partner për tërë jetën, kurse ato që arrijnë këtë mund të shpresojnë kurorëzim në fund të vitit apo eventualisht në fillim të vitit 2016. Udhëtim romantik mund të ju ndodhë në qershor. - Peshorja
Do t’i nevojiteni partnerit tuaj në kohëra krize dhe momente të vështira të cilët e presin. Peshoret në mënyrë romantike do të janë të rreshtuara drejtë Demit dhe Luanit por do të janë më së paku të interesuar për Ujorin. Ata që janë para kurorëzimit duhet të bëjnë shumë kompromis që kjo të ndodhë. Udhëtime dashurie nuk do të ndodhin në vitin e ardhshëm, ashtuqë mos u dëshproni. - Akrepi
Në fillim të vitit do të janë më të rëndësishme kariera dhe obligimet në punë. Përpiquni që këtë t’i shpjegoni partnerit tuaj që të mos vijë deri te mosmarrëveshja apo madje ndarja. Akrepat mundë të shpresojnë përafrim me Bricjapët dhe Binjakët. Kah mesi i vitit mund të ndodhë të shkoni në ndonjë destinacion egzotik me partnerin tuaj, për shembull ndonjë lundrim në det. - Shigjetari
Injorimi i pyetjeve që janë problem në jetën tuaj emocionale me kalimin e kohës do të bëhen edhe më të mëdha. Bisedoni haptas me partnerin tuaj për atë që ju mundon. Shigjetarët do të janë të përkushtuar në formë romantike ndaj Akrepit dhe Peshqve, kurse do të ju shmangen shoqërisë së Ujorit dhe Demit. Kërkimi për të vërtetin apo të vërtetën mundë të përfundojë në tetorë apo nëntorë. Disa pushime romantike interesante do të ndodhin në muajt e fundit të vitit. - Bricjapi
Punoni për veten nëse dëshironi të përjetoni dashuri. Bricjapëve vitin e ardhshëm do t’i pëlqejë shoqëria e Gaforreve dhe Demave kurse më së paku do të interesohen për Peshqit dhe Luajt. Shanset për udhëtim apo pushime verore romantike këtë vit janë më të vogla, por ndonjë fundjavë romantike dhe pasionante mundë të ndodhë. - Ujori
Partneri nuk do të ju dëshprojë, nëse këtë vit nuk do të ju ecë biznesi. Do të ju ofrojë përkrahje edhe finansiare edhe emocionale. Ujori mundë të dashurohet në Dashin apo Binjakët këtë vit. Kërkimi i partnerit të vërtetë për martesë do të përfundojë në fund të vitit. Befasi romantike ju presin në maj apo qershorë të vitit të ardhshëm. - Peshqit
Mos tentoni ta ndani partnerin tuaj nga shoqëria e tij dhe familja sepse kjo do të krijojë probleme serioze në jetën tuaj të dashurisë. Janë të mundshme diskutime të shpeshta me partnerin në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Peshqit e lirë mund të shpresojnë romancë me Binjakët apo Bricjapin në fund të vitit./femra.net/
Postimi Horoskopi i dashurisë për vitin 2015, shiko ty cfarë të pret! u shfaq i pari në Femina.al.