Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Rregulla për gjumë të shëndetshëm

$
0
0

Në mënyrë që organizmi të pushon kërkohet një gjumë i pandërprerë tetorësh. Kjo mund të thuhet lehtë, por është vështirë të realizohet, të paktën për shumicën e atyre që kanë problem me pagjumësinë.

Harresa dhe lidhja me orët e gjumit

E ka edhe të tillë që kanë sukses ta zënë gjumin e parë, por ndodh të zgjohen në pikë të natës dhe ëndërrimet e bukura përfundojnë.

A duhet të merren hapa? Jo, shumë më mirë është të zbulohet mekanizmi që shkakton pagjumësinë dhe të luftohet kundër tij me anë të strategjisë “çudibërëse”, të cilën ua sugjerojmë:

  • Zgjohuni dhe bini të flini në të njëjtën kohë, madje edhe gjatë ditëve të pushimit.
  • Bëni çdo ditë ushtrime fizike, por asnjëherë pas orës shtatë në mbrëmje.
  • Në dhomë të fjetjes nuk bën të jetë temperatura tepër e lartë.
  • Mos bini të flini të uritur.
  • Mos hani shumë në darkë, sidomos mos hani ushqim të yndyrshëm.
  • Mos pini asgjë që përmban kofeinë pas orës katër pasdite.
  • Kufizojeni numrin e cigareve dhe sasinë e alkoolit.
  • Krevati duhet t’ju shërbejë vetëm për të fjetur dhe për të bërë dashuri, porse jo edhepër të lexuar dhe për ta shikuar TV-në.
  • Mos e shikoni orën kur t’ju dalë gjumi në pikë të natës.
  • Mos flini gjatë ditës, madje as pas natës së pagjumë.

Këtyre këshillave, të cilat duhet të zbatohen, mund t’ua shtojmë edhe porositë që vlejnë përherë:

  • para se të bini në gjumë pini një gotë qumësht të ngrohtë (ngrohtësia “e grish” gjakun në stomak i cili në këtë mënyrë relaksohet, por edhe për shkak sequmështi përmban serotoninë e cili paraqet hipnotikun natyror)
  • lajuni në ujë të ngrohtë para se të bini të flini, ia krijoni vetes (po edhe partnerit) mundësinë e disa çasteve të butësisë (nuk është e domosdoshme të ketë përherë seks), gjë që do të ndikojë në sekrecionin e endorfinës – i cili e këndell organizmin.

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles