Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Ushqimet që e bëjnë lëkurën tuaj rrezatuese dhe të shëndetshme

$
0
0

Karrota
Beta Karoteni në karrotë konvertohet në vitaminën A, një përbërës që e mban lëkurën të shëndetshme dhe të bukur. Vitamina A përmban antioksidantë dhe në këtë mënyrë ndihmon në parandalimin e rrudhave të imëta si dhe parregullësitë në lëkurë.

Ushqimet që e bëjnë lëkurën tuaj rrezatuese dhe të shëndetshme

Çaji i gjelbër
Antioksidantët që gjenden në çajiin e gjelbër ndihmojnë në heqjen apo lirimin e radikaleve të lira, gjë që ju bën të mos dukeni të lodhura dhe më të moshuar nga ç’jeni. Çaji i gjelbër gjithashtu ndihmon për të reduktuar stresin, duke i lejuar trupit një bazë të mirë për pushim dhe gjumë të rehatshëm, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e bukurisë.

Agrume
Nuk është sekret se agrumet janë burim i shkëlqyer i vitamins C, përbërës i mrekullueshëm për dobitë e tij të mëdha. Si freskues dhe mënyrë e mirë për konsumim të përditshëm me sasi të vitaminës C, preferohen lëngjet natyrale të shtrydhur, të tilla si portokalli, grejpfruti dhe limoni.

Domate
Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe është i rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. Edhe ju mund të kontriboni që lëkura juaj të duket e përsosur, mjafton vetëm ti përmbaheni konsumit të rregullt të domateve.

Bajame
Yndyrnat e shëndetshme që gjenden tek bajamet sigurojnë energji që juve ju nevoitet për ushtrime të rregullta dhe punën e organizmit. Këto janë edhe ushqime brejtëse shumë të shijshme që ju mbajnë larg nga ato që shkatrrojnë plotësisht figurën tuaj dhe shëndetin.

Jogurt pa sheqer
Kosi apo jogurti pa sheqer, me shije të ndryshme është i mirë për dhëmbët dhe eshtrat. Miliarda bakterie të mira në kos ndihmojnë rreth tretjes, gjë që zvogëlon fryerjen.

Djathë
Konsumi i djathit të fortë rekomandohet shumë për shkak se ndihmon në parandalimin e bakterieve orale që shkaktojnë probleme në mishin e dhëmbëve dhe kariesit. Me konsumin e djathit ju do të keni buzëqeshje rrezatuese.

Perime
Perimet janë të ushqyeshme dhe përmbajnë shumë pak kalori dhe përqindja e lartë e perimeve në pjatën tuaj bën mrekulli për shëndetin. Gjethet jeshile janë veçanërisht të pasur me fibra që ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat ndihmojnë në zvogëlimin e fryerjes së barkut, për lëkurë të shëndrritshme dhe bukuri rinore./femra.net/

Postimi Ushqimet që e bëjnë lëkurën tuaj rrezatuese dhe të shëndetshme u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267