Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

75 % e femrave prekën nga ky lloj infeksioni…

$
0
0

Infeksionet më të zakonshme fungale janë kandida dhe dermatomikoza.

75 % e femrave prekën nga ky lloj infeksioni…

Kandida (Candidiasis)

Kandida prek më shumë se 75% të femrave, dhe në 10% të rasteve është problem i përhershëm. Në rrethana normale, niveli i kandidës rregullon sasinë e bakterieve të shëndetshme. Kur prishet raporti bakterie- kandida, psh. përdorimi i antibiotikëve apo rënia e sistemit imunitar, kandida rritet ndjeshëm duke rezultuar në shfaqje të infeksionit.

Zonat më të prekura zakonisht janë: lëkura, thonjtë, zgavrra e gojës si dhe mukoza e vaginës janë vendet ku kandidiaza zakonisht manifestohet. Antibiotikët që mirren në doze të madhe në rrugë orale, ndryshojnë florën e zorrëve duke bërë që të shumohen kërpudhat dhe të përhapet kandida drejpërdrejtë në zorrë.

Faktorët me predispozitë përfshijnë: diabetin, përdorimin e kontraceptivëve oral, antibiotikët, shtatzënia, imunosupresioni si dhe mosha e vjetër. Sipas studimeve, tregohet se konsumimi i shpeshtë i karbohidrateve si: glukoza, saharoza, fruktoza, mund të jetë një factor me predispozitë për zhvillimin e kandidiazës orale.

Kandida vulvovaginale

Karakterizohet me kruarje intensive dhe skuqje të vaginës dhe vulvës, sasisë së bardhë në mukozën e vaginës si dhe rrjedhje nga vagina në formën e djathit.

Kandida orale

Manifestohet me inflamacion dhe sasi të bardhë në mukozën orale, pezmatim të gjuhës, irritim dhe skuqje, lagështi e gojës që ndikon në formimin konsekuent të fisureve.

Rekomandime

Situata mund të përmirësohet në masë të caktuar, nëse vishni të brendshme prej pambuku të pastër si dhe përdorni sapun pa aromë për të shmangur alergjinë.

Rekomandimet ushqyese përfshijnë: konsumin e 250 gr kos në ditë me Lactobacillus acidophilus, për korrigjimin e ndonjë deficit të mundshëm të magnezit. Rekomandohet dietë pa majë apo tharrm duke përfshirë bukën, barren, verën, pastaj uthullën, salcë soje dhe salca për sallata, fruta të thata, djathë dhe mish të thatë.

Fruktooligosaharidet janë grumbullim i sheqerit për të stimuluar rritjen dhe nivelin e bakterieve të shëndetshme në zorrë. Një lugë apo 4 gr fruktooligosaharide në ditë ndikon në përhapjen e bifidu- bakteries në zorrë.

Infeksionet fungale, sot paraqiten si rezultat i shkaqeve apo arsyeve të ndryshme në krahasim me më parë./femra.net/

Postimi 75 % e femrave prekën nga ky lloj infeksioni… u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267