Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

6 mënyrat që meshkujt sabotojnë spermën e tyre çdo ditë

$
0
0

Kur një çift diskuton për çështje të fertilitetit, zakonisht akuzohen femrat, gjë që është krejtësisht e padrejtë duke pasur parasysh se 50% të kohës problem qëndron tek zakonet dhe pajisjet e mashkullit, thekson Joseph Alukal asistent profesor i urologjisë.

5 gjërat që çdo femër duhet ti dijë për spermën

Po ju paraqesim disa nga sabotimet e spermës:

  1. Mbajtja e telefonit në xhepin e përparmë
    Një studim i kryer kohët e fundit, kanë zbuluar rënie deri në 9% të spermës për shkak të rrezatimit që telefoni celular lëshon.
  2. Ndikimi i stresit
    Stresi bën gjurmë në çdo funksion të trupit, duke përfshirë edhe prodhimin e spermës, thotë Alukal. Studimi i fundit mbështet këtë ide duke konkluduar se njerëzit që shqetësohen priren të kenë spermë të parregullt nga çështja e lëvizshmërisë.
  3. Pirja e duhanit
    Është më se e qartë se duhani ka ndikim negativ në cilësinë e spermës, thekson Alukal. Sa më shpejt që një mashkull ndalon pirjen, aq më shpejtë sistemi i tij do të fillojë rigjenerimin e spermës së shëndetshme.
  4. Shtimi në peshë
    Të jesh mbipeshë, ul prodhimin e spermës, thekson Alukal, ndoshta për shkak se yndyra prodhon estrogjen. Meshkujt që shtojnë në peshë janë më të prirur për mosfunksionim erektil.
  5. Të qëndruarit në nxehtësi
    Keni ndëgjuar ndoshta se meshkujt që qëndrojnë të ulur një kohë të gjatë në vaskë të nxehtë ose sauna, sperma e tyre mund të piqet. Ka disa të vëretea në lidhje me këtë. Ngrohja, vërtetë ka efekt vrasës për spermën, prandaj meshkujt duhet të ruhen gjatë ekspozimit në nxehtësi, sidmos ata që punojnë me material të nxehta, si në rastin e saldatorit. Pse është ngrohja e rrezikshme? Testikujt e mashkullit nuk mund të funksionojnë si duhet vetëm në rastin nëse janë dis ashkallë më të ftohtë se pjesa tjetër e trupit.
  6. Pirja e tepruar
    Meshkujt që pijnë, priren të jenë më pak të shëndetshëm në përgjithësi, thotë Alukal, dhe kjo ndikon në cilësinë e spermës gjithashtu./femra.net/

Postimi 6 mënyrat që meshkujt sabotojnë spermën e tyre çdo ditë u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267