Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

6 ushqimet që rregullojnë balancën hormonale për një lëkurë sa më te re dhe të bukur

$
0
0

Që lëkura të duket sa më e re dhe të ketë shkëlqimin dhe vitalitetin e duhur, një ndikim thelbësor ka balanca hormonale. Në këtë artikull po ju listojmë 6 ushqimet kryesore që kanë një efekt të mahnitshëm për ruajtjen sa më të mirë të balancës optimale hormonale për një lëkurë sa më të re, pa rrudha dhe pa akne.

6 ushqimet që rregullojnë balancën hormonale për një lëkurë sa më te re dhe të bukur

  1. Bajamet
    Bajamet rrisin nivelin e hormonit adiponectin që është përgjegjës për qarkullimin e gjakut në lëkurë. Gjithashtu ato pasurojnë organizmin me yndyrna të mira për të parandaluar tharjen e lëkurës. Rekomandohen 11 kokrra bajame në ditë për rezultate sa më të mira në lëkurë.
  2. Avokado
    Avokado është një burim shumë i mirë i yndyrës së mirë për lëkurën, e pasur me vitaminë C dhe E, si dhe me shumë fibra e potassium, dhe parandalon krijimin e rrudhave e tharjen e lëkurës, duke e mbajtur atë sa më të shëndetshme.
  3. Salmon
    Peshku Salmon veç efekteve që ka për trurin dhe zemrën, ndikon edhe në ruajtjen e balancës hormonale për lëkurën. Konsumimi 2 herë në javë i salmonit ka efekte shumë të mira për shëndetin tuaj.
  4. Vezët
    Vezët kanë një ndikim shumë poztiv në lëkurë, duke e bërë atë më të butë e të lëmuar, falë proteinave që ajo përmban. Konsumimi i përditshëm i një kokrre veze në ditë ka efekte shumë të mira për lëkurën.
  5. Brokoli
    Brokoli, njësoj si spinaqi apo lakra e brukselit ndikon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe e mban atë të re e të lëmuar.
  6. Quinoa
    Quinoa është shumë e pasur me proteina, magnezium dhe fosfor dhe ndikon në stabilizmin e hormoneve që ndikojnë në mirëqënien e lëkurës. Konsumojeni atë 2 herë në javë për rezultate optimale.

Postimi 6 ushqimet që rregullojnë balancën hormonale për një lëkurë sa më te re dhe të bukur u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles