Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Përfitimet shëndetësore nga vezët

$
0
0

Vezët janë ushqim i lirë që konsumohen nga njerëzit në mbarë botën. Megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të vezëve, vezët e pulës konsumohen më së shpeshti.

Perfitimet shendetesore nga vezet

Vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Vitamina A e përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sistemit imunitar dhe të parit.
Vitamina B2 e përmirëson efikasitetin e energjisë, rrit nivelin e rruazave të kuqe të gjakut, e përmirëson shikimin dhe punën e sistemit nervor.
Vitamina B5 e përmirëson shfrytëzimin e energjisë dhe funksionet kognitive.
Vitamina D e ruan shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe e përmirëson absorbimin e kalciumit.
Vitamina E përmirëson shëndetin e sistemit riprodhues, sistemit nervor dhe muskujve.
Biotina e përmirëson efikasitetin e energjisë, ruan shëndetin e flokëve dhe të lëkurës, dhe e përmirëson sistemin imunitar.

Kolina e përmirëson përpunimin e yndyrës dhe funksionin e mëlçisë, transmeton koha.net.
Acidi folik e përmirëson formimin e rruazave të gjakut dhe indeve të bebeve në zhvillim.
Jodi e përmirëson funksionin e tiroides, e ruan shëndetin e lëkurës dhe funksionin e sistemit nervor.
Hekuri merr pjesë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e oksigjenit në trup.
Luteina dhe zeaksantina e përmirësojnë shëndetin e syve dhe e reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syrit.

Fosfori e ruan shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve dhe e përmirëson efikasitetin e energjisë.
Proteinat janë të nevojshme për ndërtimin dhe funksionimin e muskujve, organeve, rigjenerimin e indeve, prodhimin e antitrupave, enzimave dhe hormoneve.
Seleni e redukton nivelin e radikaleve të lira, e stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar.

Vezët konsiderohen një nga burimet më të mira të proteinave. Një vezë e madhësisë mesatare përmban mesatarisht rreth 5.53g proteina. Rreth 12.6% të vezës e përbëjnë vetë proteinat.

Një vezë mesatare përmban rreth 63 kalori. Rreth 9% e vezës është yndyrë, të cilën e gjejmë në të verdhën e vezës. Pjesa më e madhe e yndyrës, të cilën e gjejmë në vezë, konsiderohet e shëndetshme: rreth 38% e acideve yndyrore të pangopura, 16% të acideve yndyrore poli-të-pangopura dhe 28% acide yndyrore të ngopura.

Vezët përmbajnë edhe kolesterol. Një vezë mesatare përmban rreth 164mg kolesterol. Sa i përket ndikimit të kolesterolit të vezës në shëndet, mendimet janë të ndryshme. Disa besojnë se ai e dëmton shëndetin, ndërsa disa besojnë se nuk e dëmton dhe në fakt e përmirëson shëndetin.

Përfitimet e mundshme shëndetësore

Ndërtimi i muskujve
Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave që e ruajnë punën dhe shëndetin e muskujve dhe e ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën humbet masa e muskujve.

Funksioni më i mirë i trurit
Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të qelizave të trurit dhe atyre nervore.

Nivelet e ekuilibruara të energjisë
Vezët përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë të nevojshme për trupin ashtu që qelizave t’u sigurojnë burim të qëndrueshëm dhe të balancuar të energjisë.

Imuniteti i fortë
Vezët përmbajnë vitaminë A, B12, dhe selen, të cilat janë dëshmuar se mund ta përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.

Shëndet më i mirë i zemrës
Kolina e luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sepse mund ta zvogëlojë nivelin e homocisteineve, një aminoacid që është i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rritje dhe zhvillim i shëndetshëm i fëmijës
Përbërja ushqyese e vezëve kontribuon për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar të grave shtatzëna dhe mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të lindura.

Shëndet më i mirë i syve
Luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, sëmundjes së syrit që është shkaku kryesor i verbërimit.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme të trupit
Proteinat me cilësi të lartë në vezë ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme sepse e zgjasin ndjenjën e ngopjes.

Pamja më e mirë
Vitaminat dhe mineralet që i gjejmë në vezë e përmirësojnë shëndetin dhe pamjen e lëkurës. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme. Sistemi i fortë imunitar gjithashtu kontribuon në pamje të shëndetshme dhe të bukur, ndërsa vezët mund ta forcojnë sistemin imunitar.

Postimi Përfitimet shëndetësore nga vezët u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267