Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Kujdes se çfarë po blini, orizi plastik po shpërndahet me të madhe

$
0
0

Gjatë viteve të fundit, bota është shqetësuar nga lajmet tronditëse rreth vezëve artificiale që po prodhohen në Kinë. Për fat të keq, Kina nuk është ndalur vetëm me prodhimin e vezëve të rrejshme.

Kujdes se çfarë po blini, orizi plastik po shpërndahet me të madhe

Mediat botërore kohët e fundit kanë shpërndarë lajme rreth një orizi të rrejshëm i cili po prodhohet në Kinë – dhe që është i përzier me plastikë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që ju t’i lexoni me kujdes etiketat mbi produktet që i blini në markete.

Mediat aziatike kanë filluar të raportojnë për këtë lloj orizi qysh në fillim të këtij viti, duke deklaruar se ky lloj orizi që është me origjinë nga Kina, është gjetur për herë të parë në shtetin jugor të Indisë, Kerala.

Për më tepër, orizi ishte shpërndarë më pas shpejtë në vendet e tjera të Azisë, të tilla si Indi, Vietnam dhe Indonezi.

Ky oriz plastik është i përzier me oriz normal dhe mund të gjendet në shumë marka të njohura tregtare. Prandaj, është shumë e vështirë që ta vëreni dallimin në mënyrë që të shmangni atë. Disa individë pohojnë se kanë përjetuar probleme të tretjes pas konsumimit të këtij orizi, transmeton Femina.al

Ky oriz përbëhet nga patate të përziera, të ëmbla, rrëshirë sintetike dhe plastikë të cilat mund të kenë efekte negative dhe madje efekte toksike në sistemin gastrointestinal të njerëzve, sipas ekspertëve.

Mediat aziatike po raportojnë se ky lloj orizi ka qenë në treg për një kohë të gjatë, dhe për herë të parë ishte shfaqur në Shaanxi dhe Taiyuan. Për shkak të ngjashmërisë të madhe me orizin normal, njerëzit nuk mund ta vërejnë dallimin.

Ka shumë mundësi që ky lloj orizi të jetë importuar edhe në vende jashtë Azisë, dhe mund të gjendet në shumë dyqane të vogla.

Por, a mund ta shmangni këtë lloj orizi të rremë?
Në përgjithësi, është e vështirë ta vëresh dallimin në mes të këtij orizi dhe orizit normal kur e blini në supermarkete. Sidoqoftë, ju mund ta vëreni këtë në shtëpi. Kur e zieni atë, orizi i rremë ka një shije karakteristike, e cila është e ndryshme nga orizi normal, dhe kur i ekspozohet nxehtësisë ai digjet si plastikë.

Postimi Kujdes se çfarë po blini, orizi plastik po shpërndahet me të madhe u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267