Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

7 arsyet më të shpeshta se pse ndahen çiftet Shqiptare

$
0
0

Shpeshherë  dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri-tjetrin. Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme.

Kjo është lista e disa arsyeve se pse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju:

  1. “E kanë marrë vesh të shtëpisë”
    Kjo është fjalia të cilën zakonisht partnerja ja thotë partnerit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.
    prinderit_bija1
  2. I ka pas më shumë se 2 ish të dashur
    Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pas më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.
    ish_te_dashur2
  3. Ja ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali
    Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë xhelozia është e dëmshme. Kjo arsye se pse ndahen çiftet ndodhë në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja bën like fotot ndokujt, atëherë lindin problemet mes çiftit.
    like_3
  4. Kanë kuptuar se janë kushëri
    Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodhë pas një kohe të gjatë të lidhjes ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjarisht e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri-tjetrin.
    kusheri_4
  5. Nuk është e virgjër
    Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar i pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari.
    cvirgjer_5
  6. Nuk ia jep passwordin e Facebook-ut
    Edhe kjo ndodhë në rastet e xhelozisë thuajse të tepërt, ku vajza apo djali refuzon ta shkëmbej passwordin e Facebook-ut me partnerin e vet.
    password_6
  7. Kur ia vonon fjalët në Facebook
    Kjo ndodhë në rastet më ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin në Facebook, djali apo vajza ja vonon fjalët tjetrit atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër.
    seen_7

Postimi 7 arsyet më të shpeshta se pse ndahen çiftet Shqiptare u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267