Gjinjtë mund të komunikojnë shumë gjëra për atë se çfarë ndodh brenda trupit tuaj. Shfrytëzoni këto sinjale për të mësuar se çfarë probleme mund të keni dhe vizitoni mjekun nëse dyshoni për ndonjë gjë.
Gjinjtë janë duke u rritur
1. Mund të thotë se jeni duke shtuar peshë. Pas pubertetit gjinjtë rriten kur edhe pjesa tjetër e trupit rritet. Shtimi në peshë mund të ndodhë për shumë arsye: hani më shumë, lëvizni më pak apo jeni super të stresuar.
2. Mund të nënkuptojë se jeni duke hyrë në periudhë menstruale, keni filluar me pilula të reja të kontrollit të shtatëzënisë apo jeni shtatëzënë. Ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë rritje të indit të gjinjve. Përderisa të dy gjinjët janë duke u rritur njejtë, nuk keni arsye të shqetësoheni.
Gjinjtë janë duke u zvogëluar
3. Mund të nënkuptoni se jeni duke humbur peshë. Pasiqë gjinjtë janë të ndërtuara nga inde dhjamore, mund të jenë të parat që zvogëlohen kur filloni të humbni peshë.
4. Mund të nënkuptojë se cikli juaj po fillon. Çfarë shkon lartë, duhet të zbresë poshtë- andaj nëse gjinjtë e juaja janë rritur kur keni filluar periudhën menstruale, kur të fillojë cikli atëherë edhe hormonet relaksohen.
Një gji është më e madhe se tjetra
5. Me siguri nuk është ndonjë problem. Gjintë e askujt nuk janë simetrike- dhe dallimet në formë dhe madhësi janë normale.
6. Mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit. Kur njëra sisë ndryshon formën, mund të jetë shenjë e abnormalitetit të lidhur me kancerin e gjirit- andaj vizitone mjekun për një kontroll formal.
Keni irritim nën-gji
7. Mund të jeni alegjike ndaj ndonjë gjëje. Sikurse materiali i sytjenave apo sapuni që përdorni. Shumica e femrave tmerrohen nga irritimet në gjoks, nga frika e kancerit. Për irritim përdoreni kremën hidrokortison, nëse humb për brenda ca ditëve jeni plotësisht në rregull.
8. Keni inflamacion nga fërkimi i lëkurës. Fërkimi i lëkurës së pjesës së poshtme të gjirit me lëkurën poshtë saj, është gjë normale gjatë ditëve të verës. Një kremë antibiotik apo steroid, OTC kortizon apo Neosporin, mund të reduktojë inflamacionin.
9. Mund të nënkuptojë se duhet të lani sytjenat. Mbajtja e vazhdueshme e të njejtave sytjena mund të shkaktojë infeksione kërpudhore dhe bakteriale, posaqërisht nëse keni tendencë të djersiteni poshtë gjinjve.
Keni shenja të dukshme nga tendosja
10. Kjo nënkupton se keni fituar e pastaj humbur peshë. Çdo herë që të keni ndryshime në peshë, gjinjtë rriten e pastaj kontraktohen. Kjo gjë ndodh pas shtatëzënisë, posaqërisht tek femrat që nuk kanë lindur me lëkurë elastike.
Keni thitha shumë të errëta apo të zbehta
11. Kjo gjë nuk është punë e madhe. Femrat e ndryshme kanë mostra të ndryshme të pigmentimit.
Thithat e juaja janë shumë të mëdha apo shumë të vogla
12. Nuk është punë e madhe. Dr. Minkin thotë se është normale.
Keni gunga në areolë
13. Nuk është ndonjë problem. Gjiri është dizajnuar për prodhim të qumështit ndërsa ato gunga janë vetëm përfundime të kanaleve të qumështit.
E keni një gungë të madhe në areolën tuaj
14. Mund të keni cistë benine apo tumor kanceroz. Thirreni mjekun tuaj dhe caktoni një termin për testime sa më shpejtë që mundet.
Mund të keni disa qime të shpërndara në gjinjë
15. Do të thotë se jeni ekspozuar ndaj ndonjë kremës apo xheli me testosteron.
16. Mund të keni sindromë të vezoreve policistike. Nëse e gjeni veten papritmas me qime në gjoks, nivelet e juaja të testosteronit mund të jenë të ngritura për shkak të kësaj sindrome, që nënkupton prodhimin e hormoneve mashkullore në gjëndrrat e vezoreve dhe adrenale.
Ju kruhen thithat
17. Mund të jetë nga shamponi apo sapuni në gjinjtë e juaj. Shpëlahuni mirë dhe aplikoni kremë hidrokortizonë.
18. Jeni alergjike nga disa veshje. Sytjena të reja përmbajnë komponente që reagojnë me lëkurën- e njejta vazhdon edhe për xhemperat e leshtë.
19. Është duke ardhur peridha juaj. Disa ndryshime në hormone mund të shkaktojnë kruarje deri në përfundim të menstruacioneve.
20. Mund të keni sëmundjen Paget. Njihet edhe si karcinoma e thithave dhe është nëj formë shumë e rrallë e kancerit të gjirit.
Gjinjtë ndjehen të ënjtura dhe me dhimbje
21. Mund të jetë tregues i ardhjes së menstruacioneve. është shumë e zakonshme që të përjetoni ndryshime në gjinj- nga ngjyra deri tek ndjeshmëria- në ditët paraardhëse të menstruacioneve.
22. Mund të jetë kafeina. Kafeina mund të shkaktojë përkeqësim të irritimit të gjirit andaj është mirë të ulni nivelet e konsumimit të saj.
Gjinjtë e juaja shkarkojnë lëng të bardhë, si qumësht
23. Mund të nënkuptojë se jeni e stimuluar. Gjinjtë janë të dizajnuara për të prohuar qumësht andaj edhe shkarkimi i vogël i qumështit është normal. Mund të vijë si pasojë e stimulimit fizik.
24. Mund të jetë për shkak të përdorimit të antidepresantit apo antipsikotikëve. Disa barëra e rrisni nivelin e prolaktinës, horonit që stimulon prodhimin e qumështit, gjë që nuk është e rrezikshme.
Thithat pikojnë gjak
25. Nënkupton se keni tumor jokanceroz. I njohur si papilloma, andja është patjetër që të kontrolloheni tek mjeku, posaqërisht nëse gjakosni vetëm tek një gji.
Thithat e juaja janë të forta
26. Nënkupton se jeni e eksituar. Fortësia e thithave nuk ka të bëjë me asgjë abnormale në indet e gjinjve përveç nëse kemi të bëjmë me ndonjë asimeti.
27. Nënkupton se keni të ftohtë.
Keni thithë të tërhequr apo të rrudhosur
28. Mund të jetë kancer i gjirit pas thithës suaj.
Mendoni se keni gjinjë të ngjeshura
29. Nuk u keni të tilla në të vërtetë. Shumica e femrave që mendojnë se e kanë këtë gjendje janë në gabim. ënjtja që e ndjeni gjatë disa javëe të ciklit tuaj është shumë ndryshe nga “gjinjtë e ngjeshura”, një diagnozë klinike që mund të dallohet vetëm me mamogram.
30. Mund të keni rrezik më të madh të kancerit të padetektuar. Andaj është më mirë të shkoni tek mjeku.
31. Kjo gjë ju bën të prirur për kancer të lëkurës. Duhet të keni kujdes me ekspozimin në diell dhe të aplikoni masa të mbrojtjes, dhe nuk do të keni ndonjë problem të madh.
Gjinjtë e juaj i ngjajnë disi portokallit
32. Mund të keni kancer të gjirit. Nëse gjinjtë e juaj kanë qenë të rrafshëta dhe fillojnë të ashpërsohen, me areolë dhe thithë të ngurtë, mund të keni kancer dhe duhet të kontrolloheni tek mjeku.
Keni një gungë në njërin nga gjinjtë
33. Mund të keni cistë benine. Nëse është e rrumbullakët dhe e rrafshtë me siguri është cistë beninje e mbushur me lëng.
34. Mund të jetë kancer i gjirit.
Postimi 34 gjërat që ju tregojnë gjinjtë për shëndetin tuaj u shfaq i pari në Femina.al.