Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Fushatë kundër kancerit të gjirit “Ne jemi pjesë e luftës”

$
0
0

Në muajin Tetor muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, Fondacioni Dauti në bashkëpunim me Asociacionit e Studentëve të Mjekësisë (MMSA) organizojnë për të tretin vitë me rradhë fushatën për informimin dhe sensibilizimin e opinionit për rreziqet e kësaj sëmundje si dhe mënyrat preventive për parandalimin e kësaj dukurie.

Fushatë kundër kancerit të gjirit  “Ne jemi pjesë e luftës”

Çdo grua është potencialisht e rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Çdo vit, vetëm në Evropë zbulohen nga 321 mijë raste të reja të kancerit të gjirit, kurse 124 000 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Nga kanceri i gjirit çdo vit në Maqedoni preken rreth 800 femra. Muaji tetor është shpallur si muaji i luftës me kancerin e gjirit në vitin 1985.

Në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit do të ndërmerren këto aktivitete:

  • Shpërndarja e fletushkës edukative, më 8,9,10 Tetor para godinës së Universitetit të Evropës Juglindore- Shkup – nga ora 11:00 deri në ora 15:00
  • Ligjëratë sensibilizues Çerdhen Fidani – Shkup më 15 Tetor në ora 17:00
  • Ligjëratë sensibilizuse në Saraj në Restorant “Erbi” më datë 22 Tetor në ora 18:00
  • Vizitë repartit të Onkologjisë në Klinikën Universitare në Shkup, më datë 20 Tetor
  • Maratonë me moton “Ne jemi pjesë e luftës”, më 31 Tetor prej orës 10:00 në Kejin e lumit Vardar.

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në maratonë duhet të plotësojnë formularin vijues, në atë mënyrë duke u pajtuar me kushtet e maratonës.

Postimi Fushatë kundër kancerit të gjirit “Ne jemi pjesë e luftës” u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267