Llajneri i syve u jep syve definicion, duke tërhequr vëmendje tek njëra nga pjesët më atraktive të trupit. Mirëpo nëse aplikohet keq, mund të përfundoni me një pamje që është gjithçka vetëm jo e bukur.
- I nënvizoni sytë me llajner të trashë në vend se të mprehur
Këtë gabim mund ta përmirësoni duke mbajtur mprehëse për laps gjithmonë me vete.
- Llajneri juaj transferohet edhe në kapakun e syve
Rriteni lartësinë e llajnerit me çka edhe kur i hapni sytë, nënvizimi është i dukshëm.
- Jeni duke e nënvizuar tërë syrin me llajner me ngjyrë, që duket tmerrshëm
Nënvizoni ose vijën e sipërme të qerpikëve, ose të poshtmen me një ngjyrë të butë në vend se të nënvizoni rreth e përqark syrit.
- Llajneri juaj është më i trashë në njërën anë
Ju sugjerojmë të filloni me vija të holla, nëse në njërën anë nënvizimi është më i trashë, mund të barazoni në anën tjetër që të keni simetri.
- E nënvizoni kapakun e poshtëm me llajner të lëngshëm
Që mos t`ju pikojë llajneri në fytyrë, përdorni laps që është rezistent ndaj ujit.
- Të dredhoni qerpikët pasi që të keni aplikuar llajnerin
Njëherë dredhoni qerpikun e pastaj e aplikoni llajnerin.
- Llajneri “shkrihet” në fytyrë pas disa orëve pas aplikimit
Përdorni laps që është rezistent ndaj ujit sipër të cilit vendosni hije të zezë që do e mbajë në vend.
- Ka hapsirë mes nënvizimit dhe qerpikëve
Nënvizoni sytë sa më afër vijës së qerpikëve.
- Krahët e nënvizimit nuk janë të barabarta
Kur shpejtoni, krahët e nënvizimit i bëni jo të barabarta.
- E tërhiqni kapakun e syve për të nënvizuar me laps
Kjo gjë do ju shkaktojë rrudha me kohë.
- Nuk jeni duke e pastruar grimin si duhet
Pastroni mirë gjithçka që ka ngelur prej mbrëmë duke përdorur pambuk preciz të zhytur në vaj.
- Ke sy të vegjël dhe e nënvizon tërë syrin
Kjo gjë do e bëjë që syri të duket edhe më i vogël. Në vend të kësaj, nënvizoje një V të jashtme me bisht.
- Je duke nënvizuar shumë poshtë nën sy
Nënvizo sa më afër qerpikëve e pastaj përdor brushë që do e shpërndajë vijën.
Postimi 13 arsyet pse llajneri juaj duket keq u shfaq i pari në Femina.al.