Zbokthi mund të jetë një problem estetik dhe i bezdisshëm në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme në lëkurën e kokës, të tilla si kruarje dhe djegie. Të shumë-përfolurët shamponeët anti-zbokth, shpesh përmbajnë substanca aktive për të luftuar zbokthin vetëm në sasi të vogla. Për këtë arsye, rezultojnë të paefektshëm.
Në rast se nuk e keni zgjidhur akoma problemin me zbokthin, provoni të përdorni vazhdimisht një ose më shumë metoda natyrore, që ju pershtaten më shumë.
-
Uthulla e mollës së egër
Një nga mënyrat natyrore që mund të përdoret kundër zbokthit është uthulla e mollës së egër. Disa pika uthull hollohen me ujë të ngrohtë dhe ky locion përdoret për masazh në lëkurën e kokës para shamponit. -
Vaji i farave të lirit
Një tjetër ilaç natyral që konsiderohet i efektshëm për të luftuar zbokthin është vaji i farave të lirit. Përdorimi i tij i vazhdueshëm, me disa pika, duke masazhuar lëkurën e kokës para shamponit ndihmon në lehtësimin dhe gradualisht zvogëlimin e problemit me zbokthin. Vaji i farës së lirit duhet të ruhet në frigorifer, në mënyrë që vetitë e tij të mbeten të pandryshuara. -
Vaj ulliri dhe lëng limoni
Në përpjekje për të larguar zbokthin, natyrisht mund të përdorni një maskë të përgatitur në shtëpi duke përdorur vaj ulliri dhe lëng limoni. Lëngu i limonit ndihmon në largimin e zbokthit prej lëkurës së kokës, ndërsa vaji i ullirit kontribuon në hidratimin dhe ushqimin e saj. Maska duhet të aplikohet në lëkurën e kokës para shamponit dhe duhet lënë për 30 minuta. Sasia e përbërësve: 2 lugë lëng limoni i freskët, 2 lugë vaj ulliri dhe dy lugë ujë. -
Aloe vera Gel
Për të parandaluar formimin e zbokthit dhe për të lehtësuar kruarjen që shkakton ai, është e këshillueshme që të aplikohen në lëkurën e kokës sasi të vogla të gelit aloe vera para shamponit, duke e lënë atë të veprojë sa më shumë të jetë e mundur. -
Hithra
Një locion me hithër mund të përgatitet në mënyrë që të pengohet shfaqja zbokthit. Përgatitja e tij është shumë e thjeshtë. Valojmë 250 ml ujë dhe shtojmë një lugë (gjelle) me lule të thata të hithrës, për 10-15 minuta. Kullohet dhe e lëmë të ftohtet para se të aplikohet në lëkurë. Për të lehtësuar aplikimin, e vendosim locionin në një shishe spray. -
Vaj esencial Tea Tree
Vaj esencial Tea Tree është konsideruar si më i dobishmi ndër vajrat esenciale. Në lidhje me zbokthin, vaji esencial Tea Tree është veçanërisht efektiv dhe është në gjendje për të shëruar lëkurën në tërësi. Testoni efikasitetin e këtij vaji, duke tretur vetëm dy pika nga vaji në sasinë e shamponit që përdorni zakonisht kur lani flokët.
Shënim: Vajrat esenciale janë ekstrakte natyrore të koncentruar, shumë të fuqishme dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes dhe në sasi të vogla. Përdorimi i tyre nuk rekomandohet në praninë e plagëve dhe lezioneve të rënda të lëkurës.