Të argëtoheni me persona të të njejtës shenjë të horoskopit mund të jetë problematike. Tek ai mund të shihni pasqyrim tuajin, i vëreni të gjitha cilësitë dhe mangësitë që i posedoni. Për Gaforret thuhet se janë të përkryer, Ujorët mund të jenë miq të mirë, ndërsa sa i përket Luanëve, vështirë është t’i keni dy të tillë së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin.
DASHI dhe DASHI
Kjo mund të jetë një lidhje e vështirë. Të dy palët janë kokëfortë dhe i duan gjërat sipas mënyrës së tyre dhe gjithmonë fajësojnë personin tjetër kur është diçka në gabim. Në anën tjetër, të dy janë të apasionuar dhe dëshirojnë të argëtohen me njëri- tjetrin.
DEMI dhe DEMI
Demi është kokëfortë dhe i njëanshëm. Nëse të dy shikoni të njejtat gjëra, atëherë do të jetë në rregull. Por nëqoftëse jo, atëherë do duhet të dilni jashtë zones suaj të rehatisë për të funksionuar mirë, dhe kjo nuk është aspak e lehtë për asnjërin. Të dy jeni të apasionuar, kur është fjala për idetë dhe mendimet tuaja, nëse njëri është konservator dhe tjetri liberal, do të keni mjaft probleme. Sporti dhe kënaqësitë sensuale mund t’ju mbajnë së bashku.
BINJAKËT dhe BINJAKËT
Binjakët kurrë nuk lodhen nga njëri- tjetri, por në këtë lidhje ka shumë parregullsi. Njëri prej jush duhet të bëhet i qëndrueshëm apo stabil dhe të përkrah jetën familjare. Përndryshe rrezikoni të mbeteni gjatë së bashku. Por, të paktën të dy mund të flisni për çdo gjë dhe t’i gëzoheni jetës së larmishme sociale.
The post Çfarë ndodh kur kombinohen dy shenja të njejta të horoskopit appeared first on Femina.al.