Manaferrat si frut ka shumë përfitime shëndetësore, dhe janë aleat i shkëlqyeshëm në luftë kundër peshës. Ketonet – enzime që gjenden tek malina, bëjnë ndarjen e qelizave yndyrore në trup.
- Djegin yndyrnat
Ky frut i kuq është i pasur me fibra dhe mangan. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes, kurse mangani forcon metabolizmin e trupit. Shija e ëmbël e mjedrave ju bën të ndjeheni të “fryer” më gjat. - Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër
Acidi elagjik i cili gjendet tek manaferrat, zvogëlon shanset për sulm në zemër. Ky acid zvogëlon kolesterolin e keq dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut. - Shëron mëlçinë e dëmtuar
Një filxhan manaferra mund të parandalojë dëmtimin e mëlçisë dhe mundësinë që të sëmureni nga karcinoma. - Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Edhe pse manaferrat janë të ëmbla, materiet ushqyese ndihmojnë në kontrollën e nivelit të sheqerit në gjak. Për këtë gjë manaferrat janë të mira edhe për personat që vuajnë nga diabeti tip2. - Për lëkurë të mirë dhe të pastër
Antioksidanset dhe vitaminat që gjenden tek manaferrat e bëjnë këtë frut të përkryer për lëkurë të bukur dhe të shtrënguar. Ketonet e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, me ç’rast zvogëlohen shenjat e mplakjes. /Femina.al/