Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Piperi – ilaç për gjithçka

$
0
0

Fjala “piper” vjen nga sanskritishtja dhe do të thotë “kokrra të kuqe”. Bima mëmë është në të vërtetë një pemë me origjinë tropikale dhe frutat janë kokrrat e saj, të cilat marrin një ngjyrë të kuqe të bukur kur piqen. Për të përgatitur pluhurin që arrin në tryezat tona, kokrrat korren ende të gjelbra dhe pastaj thahen në diell. Pas nja 10 ditësh nxihen dhe bëhet ai që quhet piperi i zi. Veç tij në treg gjejmë edhe piper jeshil, të bardhë, të kuq dhe të përzier. Të gjithë kanë veti tonifikuese dhe tretëse. Le t’i shohim:

Piperi dezinfekton mukozën gastrike pa e dëmtuar

Elementi kryesor i të gjitha pipereve është piperina. Një substancë që nxit nivelin gastrik (bëhet acarues vetëm kur teprohet me sasinë): prandaj me doza të moderuara piperi konsiderohet një tretës i mirë.

Piperi i zi dhe i bardhë nxisin lëngjet gastrike

(por mund të jenë shumë acaruese për ata që vuajnë nga gastriti, ulcera hemorroidet hipertensioni). Më mirë ta zëvendësoni me piper jeshil.

Piperi jeshil

Përftohet duke i zhytur në shëllirë kokrrat ndërsa janë ende të gjelbra, me qëllimin për të bllokuar procesin oksidues. Në këtë mënyrë ruhet një lloj butësie dhe një shije e veçantë aromatike por më pak e spikatur. Është një antiinflamator shumë i mirë.

Piperi i kuq

Ka një shije me delikate. Përftohet kur frutat janë të pjekura dhe u shtohet supave me thjerrëza për të shmangur fryrjen.

Piperi vepron si tonik

Mjekësia e lashtë indiane e llogariste piperin si një mjekim të jashtëzakonshëm kudër lodhjes psikofizike.

Ai këshillohet edhe në rastet e shqetësimeve të frymëmarrjes dhe ka veprim antiseptik. Piperina lehtëson përthithjen nga ana e organizmit të elementeve jetësorë që përmbajnë ushqimet: ndaj këshillohet që piperi t’u hidhet ushqimeve në ndërrimin e stinëve.

Detoksifikon, drenon dhe “than”

Duke qenë tonik, piperi është një ushqim i këshilluar për dietat dobësuese: mund ta hidhni të thatë si erëz por edhe të gatuani me të.

Përforcon sistemin gastrik, nxit aktivitetin e enzimave, piperi (veçanërisht jeshili) djeg toksinat e tepërta dhe ndihmon organizmin që të kontrollojë me lehtësi sulmet e urisë. Por nuk është e gjitha: piperi përmirëson mbajtjen e ujit dhe i përzier me pak shafran indie ka veti antidepresive.

The post Piperi – ilaç për gjithçka appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles