Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

A është mirë që të përdorni produkte të parfumosura në regjionin intim të trupit?

$
0
0

Mund të ndjeheni mirë kur trupi juaj mban erë të këndshme parfumi, por për lëkurën delikate në pjesët intime të trupit kjo mund të jetë e dëmshme.

A është mirë që të përdorni produkte të parfumosura në regjionin intim të trupit?

Sapuni ose xheli për larjen e trupit është prodhuar për ta mbajtur pH natyrale të lëkurës që është 5.5. Normalisht pH e vaginës është 3.8 deri 4.5, domethënë acidike dhe vagina ka baktere të cilat kanë funksion mbrojtës.

Nëse përdorni sapunin e zakonshëm për larjen e vaginës mund ta çrregulloni florën normale bakterore të vaginës dhe e favorizoni shumimin e baktereve të dëmshme. Si pasojë mund të keni irritim, skuqje, djegie, dhimbje, erë të keqe, sekret të shtuar bile edhe infeksion.

Shumë produkte kanë substanca kimike të cilat mund ta irritojnë uretrën dhe vaginën dhe mund të shkaktojnë infeksion urinar ose infeksion me kërpudha.

Prandaj, keni kujdes kur blini produktet higjienike dhe kozmetike për regjionin intim të trupit tuaj.

Bëni shumë keq nëse përpiqeni ta lani vaginën edhe nga brenda! Regjionin intim duhet ta lani vetëm së jashtmi, pra vulvën, labiat dhe pjesën rreth klitorisit.

Kur e fshini regjionin intim bëni këtë veprim prej përpara-prapa (pra, prej vulvës kah anusi). Në këtë mënyrë e pamundësoni që bakteret nga anusi të arrijnë në fshikëzën e urinës dhe vaginë.

The post A është mirë që të përdorni produkte të parfumosura në regjionin intim të trupit? appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles