Përbërësit:
- 800 gr miell
- 2 luge maja birrë (kvasac)
- 3 lugë sheqer pluhur
- pak kripë
- 100 ml vaj
- 50 gr margarin
- 2 vezë
- 350 ml qumësht të vakët
- vaj për fërgim
- sheqer për pluhurosje
- marmelatë ose nutella për mbushje
Udhëzimet:
- Në qumështin e vakët shtojmë kvasacin (farën e bukës) dhe një lugë sheqer.
- Lëmë qumështin të fermentohet.
- Margarinën e shkrijmë, shtojmë vajin dhe i vendosim në enë në të cilën do të zëmë brumin për krofnet.
- Shtojmë vezët e rrahura, pak kripë (maje gishtash), sheqerin pluhur dhe përziejmë.
- Në këtë masë shtojmë qumështin e vakët të fermentuar dhe shtojmë miell gradualisht .
- Përziejmë me mikser derisa brumi të merr dendësine e duhur.
- Nxjerrim brumin nga ena dhe qesim në tavolinën e përmillur.
- Tani duke e shtypur me dorë i japim formën e topthit.
- Topthin nga brumi e qesim në një enë të lyer me vaj, pastaj lyejmë me vaj edhe topthin e brumit përsipër.
- Brumin e përgatitur për krofnet e mbulojmë dhe e lëmë në një vend të ngrohët derisa të dyfishohet vëllimi.
- Masën e fryrë të brumit e qesim në tavolinën e përmillur dhe shtrijme me duar aq sa të mundemi duke fituar një petë me trashësi afër 1 cm.
- Nga peta e brumit për krofnet nxjerrim me gotë forma të rrumbullakta të cilat i rendisim në tavolinë dhe prap i lëmë edhe për 5 minuta.
- Në ndërkohë nxehim vajin dhe fërgojmë krofnet në temperaturë të mesme derisa të skuqen në të dyja anët.
- Krofnet e skuqura i qesim në një letër që tu mpihet yndyra e tepërt.
- Më pas i kalojmë nëpër sheqer dhe anash bëjme një vrimë me anë të ndonjë tehu.
- Vrimen tek krofnet e mbushim me marmelatë ose eurokrem me ndihmën e shiringes së kuzhinës me të cilin dekorojmë tortet me krem pana.
The post Krofne të mbushura appeared first on Femina.al.