Pas lindjes, do të ndjeheni çuditshëm, nga fakti që nuk e keni më barkun e fryer. Humbja në peshë, e shkaktuar nga dalja e foshnjes, placenta, dhe uji amniotik është e rëndësishme, dhe kur kësaj i shtojmë edhe humbjen e ujërave të mbledhura gjatë shtatzënisë me shtimin e urinimit dhe djersitjen, është pak e vështirë derisa të mësoheni me këto.
Mitra juaj mblidhet menjëherë pas lindjes, nga madhësia e cila para lindjes është për 25 herë më e madhe, në madhësinë e para shtatzënisë. Ky është proces i cili zgjat gjatë muajit të parë, në dy javët e para mitra është në gjysmën e madhësisë paraprake, ndërsa gjer në javën e katërt, kthehet në madhësinë e para shtatzënisë. Sa herë që jepni gji, do të ndjeni tkurrjen e mitrës, për shkak të refleksit të shkaktuar nga sekretimi i oksitocinës, i cili njëkohësisht shkakton ngërçe të muskujve të kanaleve të qumështit, dhe muskujve të mitrës.
Me lindjen e foshnjes, organet e mbrendshme (lukthi, zorra e hollë dhe e trashë, fshikëza) kthehen në vendin e tyre dhe mund të ndodh që, gjatë ditëve të para të mos mund ti kontrolloni gazrat dhe jashtëqitjen.
Ndikimin më intenziv në organizmin tuaj pas lindjes, e bën rënia e estrogjenit (niveli i estrogjenit bie për 90 % në raport me periudhën e para lindjes). Do të vëreni që gjatë muajve të parë bien flokët më shumë, gjoksi bëhet më i fortë dhe i ndjeshëm, me paraqitjen e kulloshtrës, qumështit të parë të pasur dukshëm me proteina dhe yndyrëra, mund të ndjeni ngritje dhe rënie emocionale (simptome të njohura si “baby blues”), meqenëse kjo gjendje do të duhej të qetësohet pas disa javësh. Nëse simptomet zgjasin edhe më tej, lajmërohuni tek mjeku, sepse mund të vie gjer tek depresioni postnatal.
A do të vendosem së bashku me foshnjen time pas lindjes?
Nëse keni lindur në mënyrë natyrale, dy orët e para pas lindjes,do ti kaloni në sallën e lindjes. Nëse gjatë lindjes, nuk keni patur komplikime, foshnja juaj do të gjendet pranë jush. Mund ti vëzhgoni reaksionet e saj të para, për botën rreth saj. Pas kësaj, do të vendoseni në dhomën e pas lindjes, së bashku me foshnjen tuaj ku edhe, mund të filloni gjidhënjen për herë të parë.
Nëse lindja ka qenë e vështirë për foshnjen tuaj apo është kryer me ekstrakt vakumi, pediatri i cili ka marrë pjesë në lindje, foshnjen tuaj do ta dërgojë në repartin e neonatologjisë, ku do ti mundësohet kujdes më intenziv.
Tek gratë me lindje cezariane, fëmijët vendosen në repartin e të posalindurve, me faktin që nënat pas lindjes me prerje cezariane, gjatë ditëve të para nuk janë mjaft të lëvizshme, që të jenë në gjendje të kujdesen për fëmijën e tyre.
A mund të ha menjëherë pas lindjes?
Pas lindjes vaginale, mund të hani pasi që të vendoseni në repart, meqenëse gjatë orëve të para pas lindjes rekomandohet zëvendësimi i lëngjeve. Mund të pini ujë, lëngje natyrale të freskëta, përgjithësisht lëngje jo të gazuara. Nëse jeni të uritura, apo nëse kanë kaluar shumë orë pas ushqimit tuaj të fundit, mund të hani biskota apo jogurt pemësh.
A mund të bart korsenë rreth barkut pas lindjes?
Bartja e korsesë pas lindjes preferohet, madje edhe pas lindjes cezariane, sepse korseja duhet të ndihmojë në muskujt e barkut, të cilët gjatë shtatzënisë kanë qenë veçanërisht të shtrirë. Korsenë bartni gjatë kohës kur qëndroni në këmbë, nuk është e nevojshme ta bartni gjatë gjidhënjes apo gjatë kohës së qëndrimit shtrirë. (Vazhdoni në faqen e dytë)
The post Shërimi pas lindjes appeared first on Femina.al.