Kumini. Kjo erëz jo aq e njohur ne vendet tona, por megjithatë lehtë mund ta gjeni në shitoret për ushqim të shëndetshëm.
Kjo erëz e mahnitshme dhe mjaft shëruese është një ndihmesë e madhe për organizmin sepse jo vetëm që e forcon sistemin imun, por gjithashtu mund të ju ndihmojë edhe në luftën kundër peshës së tepërt, edhe atë në mënyrë shumë efektive, transmeton Femina.al.
Sipas një hulumtimi të kryer në Iran, 88 femra ishin ndarë në dy grupe. Secila grupë gjatë tre muajve kishte qenë në regjim të njejtë të të ushqyerit i cili ishte 500 kalori më pak për dallim nga mënyra e mëparshme e të ushqyerit.
Njëra grupë çdo ditë konsumonte nga një lugë kumin me 150 ml jogurt.
Pas tre muajve, femrat nga grupi i cili konsumonte kumin, mesatarisht kishin nga 2 kilogram më pak për dallim nga grupi tjetër e cila nuk konsumonte këtë erëz.
Gjithashtu, femrat të cilat rregullisht kishin konsumuar kishin nivel më të ulët të kolesterolit dhe në përgjithësi pasqyrë më të mirë të gjakut.
Megjithatë, për shkak të aromës së fortë të kësaj erëze, ju rekomandojmë ta përdorni në sasi më të vogla.
- shtoni 1/4 e lugës së gjellës në gjellërat të cilat i përgatitni;
- përgatitni përzierje të erëzave tuaja të preferuara duke i shtuar edhe kumin;
- shtoni në majonez ose ketchup./Femina.al/
The post “Shkrini” yndyrnat me këtë erëz! appeared first on Femina.al.