Motrat mund të zëvendësojnë miken më të mirë ose armiken më të mirë (në varësi të zënkave). Pavarsisht nëse jeni të lidhura me njëra-tjetrën apo të çoroditura në zënka, të kesh pranë një motër e bën edhe më argëtuese jetën…
Çdokush që ka një motër, e di shumë mirë se ç’kuptim ka jeta e saj, pa marrë parasysh nëse asiston edhe në planet tuaja më të çmendura.
Pra, për motren time, dhe të gjitha motrat e të tjerëve – kjo është për ju. Këtu janë 32 arsye të mrekullueshme të kesh një motër pranë jush:
- Ajo e di kur ju flisni broçkulla.
- Kur ju nuk mund të vendosni çfarë të vishni në mëngjes, mund ti dërgoni fotot e juaja për çdo veshje që provoni dhe ajo të vendos për ju.
- E dini ndonjë tregim qesharak e të turpshëm që nuk duhet t’ia thoni absolutisht askujt, dhe ju zgjedhni t’ia tregoni asaj.
- E keni një mike të mirë pranë vetes gjatë dehjes me alkool (kuptohet, nëse jeni moshë madhore).
- Ajo i di të gjitha përjetimet tuaja të mira, të këqija dhe të hidhura. Dhe, kurrë nuk ju gjykon për këtë.
- Nuk keni nevojë të hamendeni kë të zgjedhni si shoqëruese e nuses, motra juaj e di pozicionin e saj qysh herët.
- Ajo ka qëndruar pranë teje kur prindërit ju kanë detyruar të vishni ndonjë kombinim të shëmtuar të veshjes që nuk është përputhur me stilin tuaj.
- Ajo ka parë gjëra shumë të çuditshme që ju keni bërë.
- Ajo ju ka përkrahur edhe në rastet më të ndërlikuara.
- Ajo gjithmonë ju’a thotë në sy kur jeni e neveritshme. Dhe, sigurisht edhe kur dukeni bukur.
- Kur ju jeni në telashe, ajo është personi i parë që ju e telefononi. Dhe, ajo vjen duke vrapuar sa më shpejt.
- Ajo ju ofron përqafimet më të ngrohta.
- Ajo nuk ju gjykon sipas sjelljes së rekomanduar të bontonit, por ju vlerëson ashtu siç jeni.
- Pavarsisht nëse bëhet fjalë në lidhje me marrëdhënien tuaj apo ndonjë faturë krediti, ju gjithmonë e keni dikë që të ju japë këshilla për jetën.
- Ajo është personi i përsosur që të korrigjojë më të dashurit tuaj.
- Ajo është muza yte për krijimtari, energjia që të shtyn në gjëra pozitive dhe mbështetja ideale në çdo sfidë.
- Ju nuk keni nevojë të ankoheni për anëtarët e familjes para saj – edhe ajo i njeh më së miri – sepse janë pjesë përbërëse edhe e saj.
- Ajo është i vetmi person që mund të keni ndonjë zënkë të madhe dhe sërish në fund të ditës ti buzëqeshni njëra-tjetrës.
- Keni dike afër vetes që mund të rriteni bashkë dhe të plakeni pranë njëra – tjetrës.
- Ajo ndoshta nuk mund të ju ofrojë zgjidhjen më të mirë kur ndodheni në telashe, por është gjithmonë pranë jush për të ju ngushëlluar.
- Ajo gjithmonë është e drejtpërdrejtë ndaj jush, nuk ju bën lajka asnjëherë.
- Dollapi i saj i veshjeve është tërësisht edhe i juaji. I ndani bashkarisht gjërat.
- Ajo është një mike e zemrës ku ju mund të ndjeheni e sigurtë për të ndarë sekretet dhe dëshirat tuaja.
- Pavarsisht nëse është më e vjetër apo më e re se ju, ajo është një nga modelet më të mirë që mund ta ndjekni si shembull në jetën tuaj.
- Ajo është gjithmonë përkrahëse e juaja kur dëshironi të relaksoheni me ndonjë film të bukur.
- Ajo i di të gjitha fshehtësitë që kanë të bëjnë me ju – madje edhe kur keni pasur ndonjë deformitet në gjunjë si e vogël.
- Më besnikja për shakatë e thëna, sjelljet prej budallaçke dhe ndarjen e momenteve nga më të ndryshmet.
- Ajo është partnerja juaj përgjatë tërë rrugëtimit në sfidat e jetës.
- Askush nuk e njeh karakterin tuaj më mirë se ajo. Dhe, kur ju largoheni nga ajo, ajo ju tërheq sërish prapa.
- Ajo është një burim i vazhdueshëm i dashurisë, kurajos dhe ndershmërisë.
- Ju e dini se ajo do bëhet një teze e vrullshme dhe energjike (kur ju do keni fëmijë). Dhe, ajo do ti mësojë fëmijët tuaj si të bëjnë prapësira ndaj nënës së tyre – por, natyrisht në mënyrë të sigurtë.
- Ajo është streha më e mirë për ju. Çfarëdo që të ndodhë në jetën tuaj, ajo është e gatshme të ofrojë zemrën për mbështetje dhe ngushëllim.
The post 32 gjëra të mahnitshme të kesh pranë një motër appeared first on Femina.al.