Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Ç’farë ndodhë nëse konsumojmë ushqim organik? Këto janë rezultatet..

$
0
0

Të rrallë janë ata të cilët përpiqen për të shmangur ushqimet që nuk janë trajtuar me pesticide.

Ç'farë ndodhë nëse konsumojmë ushqim organik? Këto janë rezultatet..

Ushqimin që ne konsumojmë as që e dimë se si është trajtuar. Të rrallë janë ata të cilët me kujdes i zgjedhin përbërësit ushqimorë që do ti konsumojnë e të mos jenë të trajtuar me kimikate të ndryshme.

Një familje suedeze iu nënshtrua një eksperimenti. Ata thonë se kishin blerë ushqime joorganike sepse ishin më të lira. Pastaj ata testuan urinën.

Niveli i kimikateve që u gjendën në urinën e tyre ishte i lartë. Për dy javë ata e zëvendësuan ushqimin joorganik me atë organik dhe përsëri testuan urinën. Në testimin e dytë është vërejtur ulje drastike e nivelit të kimikateve në trupin e tyre, transmeton Femina.al

Testet ishin kryer nga ana e Institutit Suedez për hulumtime të mjedisit. Është diskutabile nëse pesticidet e gjetura në urinë janë të dëmshme, por qasja e “heshtjes” që mbizotëron tek publiku rreth ushqimit joorganik, nuk është e shëndetshme.

Prandaj, një zinxhir suedez për tregti me ushqim organik dëshiron të nxisë diskutime mbi ndikimin e pesticideve dhe kombinimit të kimikateve të ndryshme me të cilat trajtohen pemët, perimet dhe kafshët, e të cilat në fund përfundojnë në trupin tonë./Femina.al/

The post Ç’farë ndodhë nëse konsumojmë ushqim organik? Këto janë rezultatet.. appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles