Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Hirra – pija më e shëndetshme për mëlçinë e sëmurë

$
0
0

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda …

Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hudhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.

Hirra - pija më e shëndetshme për mëlçinë e sëmurë

I nderuari doktor Pavo Ariola ka rekomanduar hirrën për një jetë të gjatë dhe kualitative. Dëshmi për këtë është edhe Old Thomas Parr (1483–1635), fermer i thjeshtë anglez, i cili përjetoi 152 vite. Ai ishte i njohur për atë se ka pirë hirrë çdo ditë.

Përbërja dhe shërueshmëria e hirrës ( kumështit)

Kjo pije është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në moshën e vjetër. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave.

Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimet e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmbanë vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.

Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë

Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmbanë beta-lactoglobulin i cili e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

Ekspertët konfirmojnë se te pacientët me cirozë me plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmbanë edhe alfa-lactalbumin, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.

Është e pasur me imunoglobuline dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Përmbanë laktoferrin anti-inflamator, një përbërës me një vlerë të papërshkruar për ata, mëlçia e të cilëve është e ndjeshme ndaj inflamacionit.

Është plot me cisteine, të nevojshme për trupin për prodhimin e glutationit, një antioksidant i cili mbronë trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studimet klinike kanë treguar se nivel i ulët i glutationit është vërejtur te pacientët me hepatit C, e cila përkeqëson dëmtimet e mëlçisë. Glutationi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon edhe te problemet me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Për qëndrueshmëri dhe humbje peshe

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike.

Është lënda e parë kryesore për prodhimin e proteinave, të cilat janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të çdo sportisti. Mundëson shërim më të shpejtë dhe rritje të muskujve pas ushtrimeve, ul oreksin dhe nxitë humbje peshe.

Hulumtimet tregojnë se hirra kontribuon për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, sepse ul glukozën në gjak dhe presionin e gjakut. Trashja, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë epidemi të jetës moderne të cilat mundë ti lehtësoni ndjeshëm me konsumimin e rregullt të hirrës

Përgatitja dhe përdorimi i hirrës

The post Hirra – pija më e shëndetshme për mëlçinë e sëmurë appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles