Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj, ka nxitur spekulime se ajo mund të jetë bashkuar sërish me ish të fejuarin e saj, Shpat Kasapi.
Bukuroshja shqiptare ka shfrytëzuar profilin e saj zyrtar në Facebook, për të postuar një fotografi ku shihet bashkë me këngëtarin nga Maqedonia.
Për të hequr dyshimet se profili mund të jetë hakuar, sikur disa herë më parë, vërehet edhe ‘pëlqimi’ me ‘like’ që e ka bërë motra e Afërditës, Jehona Dreshaj.
Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi një vit më parë e konkretizuan romancën e tyre me fejesë, e cila më pas përfundoi me ndarje, pas publikimit të fotografive të bukuroshes në një jaht me Leonardo Di Caprion.