Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Njihuni me tetë arsyet pse duhet të pini çaj

$
0
0

Njihuni me tetë arsyet pse duhet të pini çaj

Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate, i cili është përgjegjës për zvogëlimin e tumoreve.

Pas ujit, çaji është pija më e konsumuar në botë. Përveç shijes, arsye për këtë janë edhe veçoritë e tij që përmirësojnë shëndetin. Më të shëndetshmit janë çaji i gjelbër dhe zi dhe ja edhe tetë arsye pse:

Mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës – Nëse çaji pihet tri apo më shumë herë në ditë ai mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, me siguri për shkak të antioksidantëve, ndërsa disa shkencëtarë thonë që çaji i gjelbër dhe i zi ndihmojnë në parandalimin e arterosklerozës.

Mund të reduktojë tumoret – Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate i cili është përgjegjës për reduktimin e tumoreve në testimet laboratorike të një studimi skocez. Mjekja Christine Dufes, udhëheqësja e hulumtimit, ka thënë se si çaji ka reduktuar madhësinë e tumorit, ndërsa te disa raste tumoret janë zhdukur tërësisht.

Ilaç potencial për kancerin e prostatës – Shkencëtarët kanë zbuluar metodën e cila me kombinimin e arit dhe çajit të gjelbër vret qelizat e kancerit të prostatës. Metodën e kanë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ndërsa kanë thënë se si tek minjtë kanë arritur të reduktojnë tumorin në 80 për qind të rasteve. Çaji shërben si bartës i grimcave radioaktive të arit të cilat pastaj i vrasin qelizat e kancerit në prostatë.

Përmirëson vitalitetin në moshë më të vjetër – Studimi i kryer në 14 mijë njerëz më të moshuar se 65 vjeç, i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, ka treguar që personat më vital ishin pikërisht ata që pinin çaj të gjelbër. Duke pirë çajin njerëzit më të vjetër do të kenë më pak probleme gjatë veprimeve si pastrimi apo larja dhe veshja.

Ul tensionin e gjakut – Edhe pse nuk mund të identifikohet saktë komponenti i çajit të zi i cili e bën këtë, ai e ul pak tensionin e gjakut, thotë një studim australian.

Forcon imunitetin – Çaji i gjelbër rrit numrin e qelizave T në trup të cilat janë të rëndësishme në sistemin e imunitetit, por edhe “mëson” të gjitha qelizat e sistemit të imunitetit për t’i njohur më mirë bakteret dhe dëmtuesit apo keqbërësit në trup.

Hidraton – Edhe pse përmban kafeinë e cila dehidraton organizmin, çaji arrin të rihidratojë trupin.

Ndihmon gjatë dobësimit – Disa hulumtime sugjerojnë se si pirja e pesë filxhanëve çaj në ditë ndihmon gjatë humbjes së kilogramëve, veçanërisht në zonën e barkut.

The post Njihuni me tetë arsyet pse duhet të pini çaj appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta