Kur vjen fjala për të shkuar tek gjinekologu, përgjithësisht ekziston një lloj droje. Dhe kur në fund mbërrini tek mjek/ja, ai ju këshillon të vizitoheni më shpesh, për të shmangur problemet që ju krijohen pak nga pak në çdo ditë që e shtyni shkuarjen.
Kështu është e rëndësishme të dini se çfarë nuk duhet të bëni lidhur me higjienën e organit gjenital.
- Nuk duhet të stresoheni kur është fjala për të caktuar një takim tek gjinekologu
Është normale të jesh disi nervoze, por jo aq sa t’ju pengojë të bëni një kontroll të domosdoshëm. Kërkoni rekomandime nga miqtë apo të njohurit, për një emër gjinekologu të besuar, të thjeshtë dhe të komunikueshëm. Ai është një profesionist, i cili është i specializuar që t’ju këshillojë siç duhet për shëndetin gjenital. - Nuk duhet të prisni të filloni marrëdhëniet seksuale që të bëni një vizitë gjinekologjike. Edhe nëse ende nuk keni kryer marrëdhënie, një gjinekolog është i rëndësishëm për shëndetin gjenital. Sipas ekspertëve, e mira është t’i filloni vizitat në rreth moshës 13-15 vjeç. Me siguri nuk do të bëni dot analiza të thella, por kjo do t’ju ndihmojë të orientoheni për higjienën apo menstruacionet. Përveç kësaj, kur të vijë koha e marrëdhënieve seksuale, do ta keni gjetur një mjek gjinekolog të cilit t’i besoni.
- Të fshihni gjëra gjatë vizitës
Mund të jetë e sikletshme të flasësh për vagjinën tënde me dikë që e takon një herë në vit, por të jeni e sigurt se atij nuk i bëjnë aspak përshtypje. Në këtë pikë, sinqeriteti është tepër i rëndësishëm, përndryshe nuk do të mund të zgjidhni shqetësimet tuaja shëndetësore, vetëm do t’i komplikoni. - T’i besoni mitit për ‘higjienën femërore’
Është fjala për atë idenë se ‘femra duhet të mbajë erë lulesh’, po ashtu edhe organi gjenital. Por ekspertët gjithmonë ju këshillojnë të mos e teproni, dhe t’i përdorni në minimum larësit dhe higjienizuesit për organin gjenital, pasi ato e zhveshin lëkurën nga mikrobet e mira që e mbrojnë nga infeksionet, duke rritur gjasat që ato të krijohen. - Nuk keni përse të shqetësoheni për depilimin
Mjeku gjinekolog nuk e vë re nëse keni bërë një ‘bikini të thellë’ apo nëse jeni e padepiluar, shkruan Anabel. Kështu që, s’keni përse ndiheni në siklet apo kërkoni falje. Mjeku e njeh shumë mirë organin intim, dhe e di se në të rriten qime.
The post 10 gjëra që organi juaj intim nuk do të donte t’ia bënit appeared first on Femina.al.