Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Toptha me puding

$
0
0

Toptha me puding

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht;
  • 3-4 lugë sheqer;
  • 1 qese puding vanilje;
  • 200 gr biskota të bluara;
  • 100 gr napoletanka të bluara;
  • 1 lugë gjelle kakao

Përgatitja:

Ndani pak qumësht dhe në të hidheni qesen e pudingut duke e përzier mirë, qumështin e mbetur lëreni të vlojë së bashku me sheqerin. Gjatë procesit të vlimit, shtoni përzierjen me pluhurin e pudingut dhe rrahni me tel kuzhine deri sa të trashet mirë. Lëreni pudingun që të ftohet.

Në përzierjen e ftohur shtoni keksat e bluara, napoletankat dhe kakaon duke i përzier mirë. Këtë masë lëreni në frigorifer deri sat ë forcohet pak. Nga kjo përzierje bëni toptha të vegjël dhe sipas dëshirës rrokullsini në biskota të bluara, arra apo lyeni me çokollatë përmbi.

Ju bëftë mirë!

The post Toptha me puding appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267