Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Me çaj të gjelbër kundër akneve

$
0
0

Ekstrakti nga çaji i gjelbër mund të ndihmojë në reduktimin e akneve në fytyrë, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.

caji_gjelbert

Studiuesit thonë se çaji i gjelbër i përdorur në formë të përgatesave për lyerje ul prodhimin e sebumit, një lloj yndyre e cila bllokon poret dhe nxit formimin e akneve në fytyrë.

Efekti i dobishëm i çajit të gjelbër u vishet polifenoleve, një grup antioksiduesish me efekte shumë të dobishme për organizmin.

Edhe pse antioksiduesit më së shumti njihen për veprimin e tyre brenda organizmit përmes konsumimit, studimi tregon se ato luajnë rol edhe kur aplikohen lokalisht (në formë të preparateve për lyerje).

Në këtë mënyrë çaji i gjelbër lufton jo vetëm aknet, por edhe problemet tjera të lëkurës, si dhe mbron atë nga plakja dhe rrudhat./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles