Kur jeni shtatëzëne duhet të mendoni për shumë gjëra, përfshirë edhe të ushqyerit e shëndetshëm. Ndoshta duhet të braktisni shprehitë e vjetra dhe duhet të mësoni se ushqimi që e hani është edhe ushqimi i foshnjes tuaj në bark. Ja dhjetë ushqimet me të cilat duhet të jeni e kujdesshme.
- Prodhime qumështore të pa pasterizuar
Femrat shtatëzëne duhet të shënjestrojnë tre deri në katër sefvime të prodhimeve qumështore, pasiqë është i pasur me kalcium, proteinë, vitaminë D që ndihmojnë foshnjen në zhvillimin e kockave, dhëmbëve, zemrës dhe nervave. Mirëpo jo të gjitha prodhimet qumështore janë të mira për ju në periudhën e shtatëzënisë. Procesi i pasterizimit shkatërron bakteret që janë të dëmshme nëse konzumohen, andaj duhet të kontrolloni nëse qumështi juaj është i pasterizuar. Prodhimet qumështore të papasterizuara mund të bartin Listerinë, një mikrob që shkakton abortin. - Mish të procesuar
Për një vakt të shpejtë dhe të lehtë, sanduiçi është zgjedhje ideale për shumë njerëz. Mirëpo nëse jeni shtatëzënë duhet t`ia hidhni një shikim përërësve të tij, për shkak të Listerisë duhet të shmangeni nga ushqimet si proshutë, pulë dhe sallamë. Që të mund të hani mishin e procesuar duhet ta përgatisni vetë dhe ta ngrohni në temperaturë prej 165 gradëve që të vritni patogjenin Listeria. - Sallatat e përgatitura
Sallatat zakonisht përgatiten nga pemë dhe perime të freskëta, duke i bërë ato një ndër ushqiet më të shëndetshme andaj edhe do të habiteni pse duhet patur kujdes me ato. A kanë qenë në temperatrë nën 40 gradë? A ka ndenjur ushqimi më pak se 2 orë? A përmbajnë djath të pa pasterizuar? Nëse përgjigja është po te ndonjë nga këto pyetje, ushqimi mund të jetë ekspozuar ndaj Salmonelës, Listerisë apo E.Koli-t. është më sigurtë që të përgatisni sallatën tuaj në shtëpi pasi t`i keni pastruar mirë pemët dhe perimet. - Lëng i pa pasterizuar
Jo të gjithë lëngjet janë të sigurtë pasiqë mund të bartin Listrinë apo E.Kolin që mund të rrezikojnë embrionin në zhvillim. Smanguni nga lëngjet e pemëve të shtrydhura pasiqë nuk e dini sa gjatë janë shtrydhur, mirëpo është në rregull nëse këtë e bëni vetë në shtëpi dhe e konsumoni menjëherë. - Mish i papjekur dhe peshk i gjallë
Thuani lamtumirë stekut të papjekur dhe sushit gjatë shtatëzënisë. Juve ju duhet të pjekni mishin të paktën në 145 gradë që të shmangeni nga komplikimet. - Vezë jo mirë të fërguara
Vezët janë në burim i shkëlqyeshëm i proteinës, vitainave dhe mineraleve, mirëpo nëse jeni shtatëzënë do duhet të siguroheni se i keni fërguar mirë. Çuditërisht, vezë të papjekura përmbajnë akulloret, majonezi, krema të sallatave, e të tjera mirëpo ju duhet të siguroheni se keni të bëni me produkte të pasterizuara pasiqë ekziston rreziku nga Salmonella. - Kafe
Edhe kafja është brengë pasiqë konsumimi i sasive të mëdha ndërlidhet me abortin. Konusmimi i 200mg në ditë konsiderohet si në rregull, kjo sasi është e barabartë me një apo dy tasa me kafe. - Peshk i lartë në merkur
Femrat shtatëzëna duhet të shmangin peshkun me sasi të larta në të pasiqë ky kimikat akumulohet në trup dhe mund të dëmtojë sistemin nervor. - Mëlçi
Vitamina A është ushqim esencial për zhvillimin embrional dhe ndihmon në përtrirjen e indeve pas lindjes. Shumica e femrave e marrin vitaminën nga vitaminat për shtatëzëni si dhe nga pemët dhe perimet, mishi, prodhimet qumështore, vezër e tj. Vitaminë A e tepruar mund të dëmtojë foshnjen, një servim nga mëlçia e lopës përmban 431% të vlerës së rekomanduar ditore andaj është mirë që të shmangeni nga mëlçia gjatë shtatëzënisë. - Alkool
Shumica e ekspertëve janë dakord që femrat duhet shmangur akoolon që të parandalojnë problemet me fetusin. Është mirë që të shmangeni tërësisht nga alkooli në periudhën e shtatëzënisë.
The post 10 ushqimet që shtatzënat nuk duhet t’i hanë! appeared first on Femina.al.