Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Eliminimi i përhershëm i qimeve me Laser

$
0
0

Mënyra e vetme invazive për heqje të qimeve, e cila është e pranuar botërisht është epilimi me rreze lazer. Pranë saj është edhe një elektrolizë, por ajo bie në metodat invazive. Kjo metodë filloi të përdoret para 15 viteve në Amerikë, e më pas edhe në botë.

epilimi_me_laser1

Rrezja lazer drejtohet në lëkurë aty ku rrezja absorbon në pigment folikulat e qimeve (melanina). Drita e rrezeve në lëkurë shndërrohet në të nxehtë, e cila për një kohë të gjatë shkatërron qimen. Folikuket e qimes të cilat gjinden në fazë aktive të rritjes paraqesin cakun më të mirë të rrezeve lazer, sepse janë të pasura me pigment. Duhet të cekim se në fazën e rritjes, në përqindje gjinden rreth 70-90 përqind qime (në të njëjtën kohë), në fazën e regresionit – një përqind, ndërsa në fazën e pushimit apo rënijes nga 10-30 përqind qime.

Duke e marrë parasysh që rrezet lazer mund të shkatërrojnë në periudhë të gjatë folikulat e qimeve në fazë aktive, procedura duhet të përsëritet prej periudhës nga 6 deri në 12 javë (në varësi se cilën pjesë të trupit e bën) derisa folikula e qimes nga faza e regresionit dhe faza e pushimit përsëri vijnë në fazën e rritjes. Pas secilit tretman të posaçëm vjen ‘periudha e qetë’ nga 1-3 javë (individualisht), pas së cilës fillojnë të rriten qimet të cilat nuk kanë qenë në fazë aktive në kohën kur ju e keni bërë tretmanin paraprak. Në përgjithësi janë të nevojshme 4-5 tretmane. Në qëllim të mbrojtjes së strukturës rrethore të lëkurës nga lëndimet e rrezeve, lazerët modernë për epilim kanë mundësi ftohjeje në pjesët e trajtuara të lëkurës. Përveç asaj që e mbron lëkurën nga i nxehti i madh, kanë edhe rol të rëndësishëm edhe në zvogëlimin e dhembjeve subjektive.

epilimi_me_laser2

Në kohën e punës me rreze lazer ndjejmë pickim në pjesët e trupit që janë më të ndjeshme dhe aty ku janë qimet më të dendura. Shumica e pacientëve e kalojnë mirë këtë procedurë. Pas tretmanit, lëkura është lehtë e skuqur dhe këto simptome janë të kalueshme dhe zhduken shpejtë (dikujt për 15 minuta, ndërsa tek dikush për disa orë, varet nga tipi i lëkurës). Një tretman mundëson të largoni 20-30 përqind të qimeve. Në tretman është e domosdoshme të vini me qime të rritura deri në 1 mm. Me këtë metodë mund të bëhen të gjitha pjesët e trupit, përveç pjesës afër syve. Ky tretman nuk është i rekomandueshëm për epileptikët, shtatzënat dhe pacientët me pejsmeker.

Epilimi me rreze lazer është metodë medicinale, invazive dhe metoda më efikase për heqjen e qimeve. Të gjithë pacientët janë të vetëdishëm që nuk mund të hiqen 100 përqind qimet, por që deri në 90 përqin apo edhe në 95 është efektive. Gjithashtu duhet të cekim që ekziston edhe një numër i pacientëve që janë ‘non-respond’. Për këtë në botë më shumë po rriten trajtimet, sic është “permanent hair reduction” – heqje apo zvogëlim i qimeve në periudhë të gjatë.

Kush janë ‘kandidatët’ për epilim në periudhë të gjatë?
Kandidatët janë njerëz që prej adoleshencës deri në pjesë më të mëdha të jetës, edhe meshkujt edhe femrat janë të preokupuar me dendësinë e qimeve, por ka edhe pacientë që këtë e bëjnë vetëm për estetikë.

Ekzistojnë tre tipe të qimeve të dendura:

  • hipertrihoza – qime feminize (në tip të femrave);
  • hirzutizëm – qime të femrave si mashkullore (të tipit mashkullor ) dhe
  • virilizëm – hirzutizëm plus – shenja të tjera maskulizmi (zëri i thellë, mollëza më të theksuara, krahë të gjëra…)

Mbani mend

Epilimi me rreze lazer është metode medicinale më e përsosura, më efikasja, më pak e dhimbshmja më e lira dhe metoda më afatgjate, e cila është sot e pranishme në botë!

Rezultatet më të mira arrihen tek personat që kanë qime të zeza të forta dhe lëkurë të bardhë, poashtu edhe balans hormonal dhe status pozitiv gjenetik.

Rreth 4 javë më para nënshtrimit të kësaj metode qimet nuk bën të hiqen, të zbardhen apo depilohen! Në kohë të përgaditjes për tretamanin e parë, qimet mund të hiqen vetëm sipërfaqsisht (me gërshërë, me krem depilator apo zhiletë)

Shpesh ndodhë që pacientët të bëjnë pauzë më të madhe ndërmjet tretmaneve (diaspora, shtatëzënia, vizita jasht shtetit…) dhe kështu vijnë në një pikë kur duhet t’i heqin qimet nga rrënjët, apo edhe t’i zbardhin. Këtë mund ta bëjnë, por së paku një muaj para tretmanit.

Rreth 2 javë para dhe pas epilimit nuk guxoni që në mënyrë intensive të rreziteni apo të bëni solarium. Edhe duhet të përdorni SPF 35+. Ky preparat është i domosdoshëm të përdoret gjatë gjithë vitit.

Para tretmanit me rreze lazer nuk duhet të përdorni preparate që përmbajnë vitaminë A, AHA acid, komplekse të fortë vitaminash, si dhe sende që mund të iritojnë lëkurën. E gjitha kjo është për preparatet fotosensitive të cilat mund të të biejnë në ndonjë efekt të padëshirueshëm të lëkurës!

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267