Trupi është një mekanizëm i cili është i aftë të paralajmërojë problemet shëndetësore të cilat mund ta rrezikojnë.
Ja disa mënyra se si sytë na paralajmërojnë për ndonjë problem në trupin tonë:
Puçërr në sy: është normale të dalin masa të vogla dhjamore apo gunga në sy, por nuk është normale të ripërsëriten shpesh dh të rrinë për një kohë të gjatë. Nëse ju dalin byca në sy shpesh dhe nuk ju ikin për një kohë të gjatë, mund të tregojnë për gjëndra të sëmura dhjamore. Në këto raste duhet të konsultoheni patjetër me mjekun.
Rënia e vetullave: ekzistojnë shumë arsye se pse mund t’ju bien vetullat, duke filluar nga mosha, stresi, mangësia e lëndëve ushqyese etj. Alopecia areata, apo “tullacllëku” është një tjetër arsye që ndikon në rënien e vetullave dhe ndikon në 0.1% të popullsisë.
Një arsye tjetër që ndikon në rënien e vetullave është hipotiroizmi, një mungesë akute e hormoneve tiroide e cila në shumë raste mund të çojë në rënien e flokëve, vetullave dhe qerpikëve.
Sy të skuqur: mund të vijnë si pasojë e sindromës së syrit të thatë.
Sy të verdhë: mund të tregojnë për verdhëz, për probleme me mëlçinë ose tëmthin. Sytë e verdhë mund të jenë edhe shenjë e hepatiteve.
Nëse vëreni ndonjë nga këta simptome, mos ngurroni, vizitojeni mjekun sa më parë.
Postimi Ju bëhen sytë e kuq apo të verdhë? Ja çfarë problemi shëndetësor tregojnë! u shfaq i pari në Femina.al.