Trajtimi i kollit kronik dhe bronkitit ka qenë sfidë e madhe për mjekësinë.
Por, së fundmi është bërë e ditur një recetë e re natyrale, e cila përmban përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm, të cilët e qetësojnë fytin dhe mushkëritë, si dhe e shërojnë kollin dhe bronkitin në afat rekord.
Falë vetive të magjishme të mjaltës dhe bananeve – të cilat janë të përfshira në këtë recetë – ju mund ta përdorni këtë ilaç për fëmijët dhe të rriturit.
Përbërësit:
- 400 mililitra ujë të vluar;
- Dy banane;
- Dy lugë gjelle mjaltë
Fillimisht qëroni bananet dhe pastaj shtrydhni ato me një lugë druri. Pastaj, vendosni bananet në tenxhere dhe shtojani ujin e vluar. Lëreni tenxheren ashtu për 30 minuta. Pasi të është ftohur produkti, shtojani mjaltën në fund, pasi që nëse ia shtoni në fillim, mjalta do t’i humbë vetitë e veta të rëndësishme.
Produktin rekomandohet ta konsumoni katër herë në ditë, nga 100 mililitra për çdo përdorim.
Postimi Përzieni bananet me mjaltë dhe ujë: KOLLI dhe BRONKITI do të ZHDUKEN! u shfaq i pari në Femina.al.