Kjo është kura më e vjetër për dhimbjet menstruale. Dhimbja do të zhduket për 15 minuta.
Një gjë që të gjithë ne duhet ta dimë është se kjo kurë është më e mirë se çdo lloj produkti tjetër të blerë. Tani, ju duhet të dini që 50% e femrave kanë dhimbje barku gjatë menstruacionëve, 10% e atyre femrave kanë dhimbje aq të rënda sa nuk arrijnë të kryejnë asnjë aktivitet fizik.
Prandaj ne në këtë artikull do të tregojmë recetën për atë që të duhet për të hequr qafe dhimbjet menstruale. Jo vetëm që kjo kurë do të ndihmojë të heqësh qafe dhimbjet menstruale, por do të ndihmojë edhe për probleme të tjera shëndetësore, siç janë problemet me tretjen, dhe qarkullimin e dobët të gjakut.
Përbërësit e nevojshëm:
Vaj ricini
Një shishe me ujë të ngrohtë
Peshqir ose rroba pambuku
Përgatitja:
Për të aplikuar në mënyrën e duhur këtë kurë, gjëja e parë që duhet të bëni është të shpërndani vajin e ricinit rreth stomakut. Sigurohu që të aplikosh një shtresë të vogël vaj ricini. Mbuloje pjesën që aplikove vajin e ricinit me një peshqir apo me rrobë pambuku.
Tani merre një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë dhe vendose mbi zonën e mbuluar me peshqir ku e aplikove vajin e ricinit. Mbaje për rreth 15-20 minuta.
Postimi Kjo ëshë kura më e vjetër për dhimbjet menstruale, dhimbja do të largohet për 15 minuta! u shfaq i pari në Femina.al.