Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Ju dhemb fyti, keni ndryshime në zë? Ja nga çfarë vuani!

$
0
0

Gjëndra tiroide është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture të vogël. Pavarësisht madhësisë së saj, gjëndra tiroide luan një rol të rëndësishëm në trup. Çdo çekuilibër në funksionimin e këtij organi mund të dëmtojë seriozisht shëndetin.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që shfaqen nëse keni problem me tiroiden:

Siklet në fyt: nëse keni çekuilibër të gjëndrës së tiroides ju do të ndjeni dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm fyti.

Ndryshime në zë: kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet atëherë do të keni ndryshime të theksuara në zë.

Vështirësi në përqendrim: problemet me tiroiden shkaktojnë disekuilibër hormonal, gjë e cila çon në nervozizëm dhe vështirësi në përqendrim.

Rënie flokësh dhe lëkurë e thatë: lëkura e thatë , flokët e rënë dhe metabolizmi i ngadalshëm janë disa nga shenjat më të zakonshme të problemeve me tiroiden.

Ndryshimet në peshë: rritja apo rënia e papritur në peshë është një nga simptomat më të zakonshme të hipotiroizmit. Kjo ndodh si rezultat i funksionimit të dobët të tiroides që ngadalëson të gjithë sistemin e trupit.

Lodhje e vazhdueshme: pagjumësia, lodhja e vazhdueshme ndodh sepse tiroidja nuk prodhon nivele të mjaftueshme të hormonit të saj.

Postimi Ju dhemb fyti, keni ndryshime në zë? Ja nga çfarë vuani! u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267