5 përbërës natyralë për rritje të vetullave
Vetullat janë qimet e vetme në trup të cilat femrat dëshirojnë t’i mbajnë. Por problem është se shkulja e shpeshtë mund t’i rrallojë ato. Nëse dëshironi vetulla të bukura e të dendura, provojini këto pesë preparate shtëpiake.
1.Vaji i ricinit
Vaji i ricinit përmban sasi të mëdha të proteinave dhe vitaminave që stimulojnë rritjen e çmimeve. Gjithashtu, ky vaj e stimulon rrënjën dhe e bën më të fortë e më rezistuese.
Shkopin për pastrim të veshëve e zhytni në vaj ricini dhe me të i lyeni vetullat duke i fërkuar rrënjët e qimeve. E lini që të veprojë disa orë ose, edhe më mirë, tërë natën e në mëngjes e lani fytyrën në mënyrë të zakonshme. Procedurën përsëriteni për çdo ditë 3 deri në 4 javë.
2.Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është një ndër vajrat më të mirë si në shtëpi, ashtu edhe në industrinë e kozmetikës sepse është i pasur me vitaminë E që vepron në mënyrë stimuluese për rritje të qimeve e njëkohësisht e ushqen edhe lëkurën. Për rezultatin më të mirë përdorni vaj ulliri shtëpiak sepse është më ushqyes.
Ngroheni një lugë të vogël me vaj ulliri dhe me gishtërinj e aplikoni në vetulla. I bëni masazh lëkurës për dy minuta dhe e lini që të veprojë një ose dy orë ose, për rezultat më të mirë, gjatë tërë natës. Në mëngjes e pastroni mirë lëkurën me preparat për pastrim të fytyrës.
3.Të verdhët e vezës
Veza është një ushqim që mund ta përdorni në mënyra të ndryshme. Qimet e vetullave përmbajnë keratinë të cilën proteinat nga të verdhët e vezës e ushqejnë edhe më mirë dhe e pasurojnë, gjë që bën që qimet të rriten më shpejtë dhe të bëhen më të forta.
Tundeni të verdhët e vezës derisa të marrë formë kremi. Në të e zhytni shkopin për veshë dhe i lyeni vetullat. Lëreni që të veprojë 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.
4.Qepa e kuqe
Edhe një ushqim ekstrakti i së cilës përdoret në industrinë e kozmetikës dhe arrin rezultate të shkëlqyeshme. Qepa përmban sasi të madhe të sulfurit, i cili nxit krijimin e kolagjenit, i cili e përtërin lëkurën dhe nxitë forcimin e rrënjëve të qimeve.
Pastrojeni qepën, e preni në katrorë dhe me mikser e imtësoni deri kur ta fitoni një përzierje të dendur. Me këtë i lyeni vetullat dhe e lini që të veprojë pesë minuta. Gjatë aplikimit duhet të keni kujdes që të mos i prekni sytë. E pastroni fytyrën në mënyrë të zakonshme. Procedurën përsëriteni një herë në javë gjatë një muaji e gjysmë.
5. Aloe Vera
Kjo bimë magjike është e çmuar shumë në industrinë e kozmetikës. Përveç që kujdeset për lëkurën dhe flokët, ekstrakti i saj përmban enzima dhe përbërës ushqyes që nxisin rritjen e qimeve. Blijeni një bimë aloe vera dhe përdorni fletët e saj.
E merrni një pjesë të fletës dhe me pjesën e brendshme i fërkoni vetullat. E lini që të qëndrojë gjysmë ore dhe e pastroni me ujë. Aloe verën mund ta përdorni kurdo që të jeni në shtëpi.
Postimi 5 maska për vetulla të trasha dhe qerpikë të gjatë… u shfaq i pari në Femina.al.