Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Piu lëng domatesh për 2 muaj rresht, ndërsa rezultatet ishin mahnitëse…

$
0
0

Ne të gjithë i dimë dhe besojmë në përfitimet e fuqishme të domates dhe ka shumë arsye që është konsideruar si një prej super-ushqimeve.

Megjithatë, për të shqyrtuar të gjitha efektet e dobishme, ekspertë nga Universiteti i Tajvanit kanë vendosur të kryejnë një eksperiment. Ata mblodhën gra të moshave të ndryshme, me mbi peshë, dhe iu dhanë nga 250 mili-litra lëng domate çdo ditë për dy muaj.

Ndryshimi i parë ishte i dukshëm. Kishte humbje në peshë që ka ndodhur për arsye se janë hequr depozitat e yndyrave në trup. Shkencëtarët që kryen eksperimentin tregojnë se: “Gratë që morën pjesë në këtë eksperiment nuk kanë ndryshuar zakonet e tyre të ushqimit ose rutinat stërvitore, por rezultatet ishin të dukshme në vetëm pak ditë.”

Për më tepër, këtyre grave u janë marrë analizat e gjakut në fillim dhe në fund të eksperimentit dhe thuhet se niveli i kolesterolit ishte ulur ndjeshëm dhe ishte rritur niveli i likopeneve – një antioksidant në domate që ofron një numër përfitimesh shëndetësore.

Rezultatet e këtij eksperimenti treguan shumë më tepër se që pritej, pra, domatet ofruan shumë përfitime shëndetësore. Një gotë e vetme në çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, mbron nga sëmundjet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Përveç kësaj, kjo pije freskuese pengon sëmundjet e fshikëzës, pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive dhe përmirëson shumë shëndetin e përgjithshëm.

Lëngu i domates redukton kollën, parandalon aneminë, heq simptomat reumatike dhe përmirëson gjakun.

Për më tepër, i jep një shkëlqim edhe lëkurës tuaj.

Domatet përmbajnë kalcium, kalium, proteina bimore dhe karbohidrate si dhe vitaminë C thelbësore.

Gjithashtu është një ilaç i madh natyror për spazmën e muskujve, sepse është e pasur me magnez – 11mg për 100 gram. Pra, nëse keni pasur një stërvitje të zellshme, një gotë lëng domatje ndihmon muskujt tuaj të forcohen përsëri.

RECETA:

Përbërësit:

– 6 kg domate,

– Dy lugë kripë

– 4 lugë sheqer

Përgatitja:

Lani domatet në ujë të ftohtë, preni dhe bluani ato. Shtoni kripën dhe sheqerin, pastaj vendosini në zierje duke i përzier shumë shpesh për të parandaluar djegien. Pasi të vlojë, për 10 minuta ose më shumë përzieni vazhdimisht.

Pas kësaj, lëngu i nxehtë vendoset në shishe qelqi të sterilizuar dhe të mbyllur fort dhe e ruani në frigorifer.

Shënim: Sigurohuni që domatet të jenë organike, që kjo pije freskuese të ketë të gjitha përfitimet shëndetësore.

Postimi Piu lëng domatesh për 2 muaj rresht, ndërsa rezultatet ishin mahnitëse… u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles