Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Një gotë nga ky çaj, mund ta parandalojë kancerin e gjirit

$
0
0

Çajrat në përgjithësi janë të pasur me sasi të lartë polifenolesh, elemente shumë të rëndësishëm për trupin të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.

Por është një çaj i cili është i pasur në sasinë më të lartë të polifenoleve. Bëhet fjalë për çajin jeshil. Dhe kjo gjë është dëshmuar tashmë.

Femrat të cilat rregullisht e konsumojnë këtë çaj janë të imunizuara deri në 30% më shumë sesa femrat që nuk e konsumojnë.

Sipas të dhënave të OBSH-së vendet si Japonia ku konsumimi i çajit është i rregullt, normat e të prekurve nga kanceri janë shumë të ulëta se në vendet e tjera.

Në një studim ku u morën në analizim 450 femra në stade të ndryshme të kancerit të gjirit, femrat që kishin konsumuar çaj jeshil kishin një përhapje më të ulët të kësaj sëmundje.

Postimi Një gotë nga ky çaj, mund ta parandalojë kancerin e gjirit u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267