Dimri sjell llojllojshmëri dhe lë hapësirë për eksperimentim. Një domosdoshmëri është buzëkuqi i kuq por edhe nuancat e errëta. Ndërsa, stilistët e flokëve, propozojnë gërshetat dhe topuzin. Në kontrast me hijeshinë, ky sezon do të dominohet nga buzëkuqi i kuq me nuance të errëta. Mirëpo, mos vizatoni me laps konturin e buzëve, por aplikoni buzëkuqin sa më lehtë, transmeton Telegrafi.
Gërsheti konfirmohet një zgjedhje shumë e vlerësuar. Në fakt, mënyrat e shumta që mund të modelohen e bëjnë gërshetin një stil te përshtatshëm për festa.
Gërsheti anësor apo ai kurriz peshku si dhe topuzi klasik janë disa nga alternativat e duhura për festa.
Mos harroni të përdorni aksesorët e flokëve në mënyrë që të pasuroni modelin. /Telegrafi/
Postimi Frizurë dhe makijazh i veçantë për të rënë në sy u shfaq i pari në Femina.al.