
Bërja e shopingut mund të jetë veprimi më i mirë në investimin e garderobës suaj…
Mos lejoni që zyra apo ambienti punues të lodh stilin tuaj. Të gjitha kombinimet e veshjes duhet të jenë në modë dhe të përshtatshme me klasiken dhe përzierjes së trendit. Në vazhdim, kemi listuar 5 kombinimet më të nevojshme dhe detajet interesante të veshjes suaj në ambientin e punës.
- Çanta
Ky sezon ishte i tëri me modelin e çantave “bucket bag” si dhe verzioni i ri elegant i Tory Burch është poashtu një model i domosdoshëm për ambientin e punës. Kombinojeni me një palë pantallona të zeza dhe një veshje të sipërme të bardhë, por gjithnjë duke zgjedhur detaje të veçanta.
- Xhaketë sportive
Kjo lloj veshjeje është një investim me shumë vlerë sepse mund të kombinohet me shumë pjesë të veshjeve. Ju mund të zgjedhni ta vishni me pantallona, një fund, apo një palë xhinse me T-shirt gjatë kohës së fundjavës.
- Këpucët
Çelësi për të gjetur këpucët bazë janë thembrat, si dhe gjithnjë qëndroni për të njejtën ngjyrë dhe material. Këpucët apo pompat ngjyrë nudo, jo vetëm që i përshtaten çdo lloj veshjeje, por mund t’i mbani në dollap pothuajse për tërë sezonin.
- Fund
Në vend të fundit tradicional prej pambuku apo trikoje, zgjedhni nuancën e zezë apo e kaltër detare. Ky model mëndafshi është shumë i përshtatshëm për në punë, sidomos me një këmishë të bardhë, dhe gjithashtu ju bën të dukeni shumë me stil. Shtoni ca aksesorë si këpucë nga lëkura e gjarprit si dhe një çantë krem për të gjitha rastet.
- Pjesa e veshjes së sipërme
Është një fakt se pjesa e veshjes së sipërme me modelin e ekspozuar më poshtë është një lloj që mund të kombinohet me gjithçka. Bukuria e kësaj përzgjedhjeje është se duket mrekullueshëm me panallona elegante, më të gjera, apo të ngushta si dhe me modele të ndryshme të fundeve./femra.net/
Postimi 5 gjëra të nevojshme të modës që çdo femër duhet t’i posedojë për në punë u shfaq i pari në Femina.al.