
Trendet e reja kërkojnë që gjatë sezonit të ardhshëm ti kombinojmë ngjyrat. Edhe atë në tri mënyra si në vazhdim …
Nuk mund të duroni të provoni trendet pranverore? Atëherë jeni në vendin e duhur, sepse Elle vetëm për Ju ka përgatitur një listë aktualitetesh që po na vijnë direkt nga pistat!
Sipas disenjatorëve të cilët në koleksionet e tyre për pranverë/verë 2017 kanë vendosur theksin në ngjyra, sezoni i ri do të shënohet pikërisht me ato. Gjegjësisht, me kombinimin e ngjyrave në mënyrën më të papritur, që në botën e modës është e njohur si color-blocking.
Ky trend i cili bazohet në mënyrë specifike në kombinimin e ngjyrave tashmë gjatë kohë është aktual, ashtuqë është pranuar edhe te disa zonja më të njohura të modës, siç janë Victoria Beckham, Natalie Portman, Amal Clooney.
Që të shkoni në hap me trendet, ju këshillojmë të provoni color-block kombinimet më të reja të cilët na kanë prezantuar desinjatorët.
Color- block në nuanca
Nëse dëshironi që stilin tuaj ta bëni më interesant, atëherë është koha e duhur të provoni color-block në nuanca. Propozimi ynë është që këtë pranverë të janë ngjyrat rozë e butë dhe e kuqe (nga qershi deri në bordo nuancë), sepse pikërisht ky kombinim në sezonin e ri do të jetë një nga më të popullarizuarit, kurse kjo pamje është dëshmi.
Veshja njëngjyrëshe (monokromatike) – nga koka deri te këmbët
I adhuroni ngjyrat por nuk keni mjaft guxim të veshni pjesë me nuanca të pasura dhe intensive? Color-block nuk duhet t’i referohet gjithmonë ekskluzivisht atyre, ashtuqë mund të eksperimentoni me nuancat e mbyllura. Për shembull veshni fustan me ngjyrë të ndritshme dhe e kombinoni me aksesorë ngjyrë neutrale apo metalike. Metalike në mënyrë specifike freskon pamjen tuaj dhe e bën më moderne.
Ngjyrat neutrale + të ndritshme
Në dollapin tonë dominojnë ngjyrat neutrale? Mos u shqetësoni, sepse edhe më tutje mund të provoni trendin color-block. Mënyra më e mirë është t’i përmbaheni gamës (paletës) klasike, të cilës mund t’i shtoni pjesë në ndonjë ngjyrë të ndritshme, siç është trëndafili apo e kuqe. Kështu mundeni një palë xhinse të thjeshta t’i përshtatni me këmishë dhe pallto me ngjyra të dallueshme, siç janë paraqitur në fotografinë më poshtë./femra.net/
Postimi 3 “color-block” kombinimet të cilët e përcaktojnë pranverën u shfaq i pari në Femina.al.