Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Bukurinë e ka trashëguar nga gjyshja: Mbesa e Grace Kelly ka befasuar me stilin në Gucci sfilatën e modës

$
0
0

Charlotte Casiraghi me pamjen e saj ka zbukuruar rradhën e parë të Gucci, ashtuqë të gjithë sytë kanë qenë të drejtuar te kjo bukuroshe!

E njohur si adhuruese e madhe e modës së mirë, vajza e princeshës së Monakos Charlotte, nuk ka mund ta humbasë Javën e modës në Milano, më saktë sfilatën Gucci. Veçanërisht nëse marrim parasysh se ajo ka qenë personi mbrojtës i kësaj marke prestigjioze!

InArticle Mobile

Edhe pse besojmë se ky bashkëpunim ka ndikuar shumë në dashurinë e saj ndaj modës, jemi plotësisht të sigurt se gen-i është pikërisht ai i cili i referohet stilit perfekt, të trashëguar nga gjyshja e saj, aktorja e famshme Grace Kelly.

Këtë na e dëshmoi pikërisht në sfilatën e Gucci-t kur u ul në rreshtin e parë nderi, pranë Salma Hayek, Florence Welch dhe Tom Hiddleston.

Charlotte dukej shumë elegante duke përshtatur shumë bukur rrobat, me shkathtësi ka koordinuar ngjyrat, materialin, madje edhe stilet!

Zeshkania e bukur ka kombinuar pantallona ngjyrë të gjelbërt të errët me linjë, të gjëra te këmbët në formë zileje, dhe T-shirt të bardhë me slogan. Pikërisht ajo do ta shënojë sezonin e ardhshëm!

Pjesa kryesore që ka zbukuruar këtë pamje është xhaketa ‘bomber’ ngjyrë ari me xixëllimë, të cilën Charlotte dukshëm e ka kombinuar me këpucë ngjyrë të njejtë, të nënshkruara nga Gucci./femra.net/

 

 

Postimi Bukurinë e ka trashëguar nga gjyshja: Mbesa e Grace Kelly ka befasuar me stilin në Gucci sfilatën e modës u shfaq i pari në Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Trending Articles