
Aplikacioni i veçantë përmbledh të dhënat tuaja personale, sipas të cilave dizajnon një kombinim të veshjes për ju.
Në aktivitetet e plota të javës së modës në New York, bëri jehonë shumë të madhe edhe idea e re mbi mënyrën e dizajnimit të veshjeve tuaja duke u bazuar në të dhënat personale – dhe kjo arrihet vetëm përmes Google.
Google ka bashkuar forcat me brendet Ivyrevel, me mbështetjen e H&M dhe PayPal për të krijuar së bashku një veshje të personalizuar duke u bazuar në të dhënat tuaja personale përmes telefonit tuaj celular. I ashtuquajturi Data Dress dizajnon gjithçka përmes informatave tuaja që i përmbledhni rreth vetes.
“Teknologjia mëson nga veprimet tuaja. Ajo e kupton se çfarë pëlqeni ju dhe ku dëshironi të shkoni”, shpjegon Kenza Zouiten, bashkë-themelues i brendit Ivyrevel.
Pra, ky aplikacion ju ndjek gjatë tërë ditës se ku shkoni, si e monitoroni kohën, por edhe aktivitetin tuaj fizik. Algoritmi më pas analizon informacionin e mbledhur, duke gjeneruar kështu një veshje unike të personalizuar, ku mund t’a porostini më pas përmes aplikacionit.
Për më shumë detaje, shihni videon më poshtë:/femra.net/
Postimi Google dëshiron të dizajnojë “kombinim veshjesh” sipas të dhënave tuaja personale u shfaq i pari në Femina.al.