Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

7 ushqime që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit

$
0
0

Metabolizmi bazal është kombinim i reaksioneve biokimike të cilat prodhojnë energji të nevojshme për ruajtjen e funksioneve themelore jetësore si frymëmarrja, të menduarit, qarkullimi gjakut, rritja dhe ndarja e qelizave, ruajtja e temperaturës trupore, kontraksioni i muskujve, tretja e ushqimit dhe ruajtja e funksioneve të trurit dhe nervave, transmeton Femina.al

Shkalla e metabolizmit bazal, gjegjësisht numri i kalorive të nevojshme për ruajtjen e funksioneve themelore jetësore është individuale dhe mund të përbëjë 60 – 75%. Kjo do të thotë se nga kaloritë që hani brenda 24 orëve, 60 – 75% shfrytëzohet për energji për metabolizmin bazal, kurse pjesa tjetër, nëse nuk shfrytëzohet (kryesisht nëpërmjet aktivitetit fizik), shtresohet në formë yndyre. Prandaj, njerëzit me një normë më të lartë të metabolizmit bazal, mund të konsumojnë sasi më të madhe të ushqimit duke mos shtuar peshë trupore. Për dallim nga ata, personat me normë të ulët të metabolizmit bazal më vështirë i djegin kaloritë.

Mendohet se meshkujt djegin më shumë kalori sesa femrat, edhe kur nuk janë aktiv. Gjithashtu, është një fakt i njohur se pas viteve të 40-ta, metabolizmi në mënyrë progresive ngadalësohet. Por, edhe pse ju nuk mund të ndikoni në disa faktorë si gjinia, mosha, predispozicioni gjenetik, ekzistojnë mënyra për të përshpejtuar metabolizmin si: aktivitet fizik, konsumimi i minimum 2 litra ujë brenda ditës dhe mbajtja e regjimit ushqimorë të ekuilibruar me ushqime të shëndetshme.

Viteve të fundit gjithnjë e më aktive është tema nëse ushqime të caktuara mund të ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Pavarësisht faktit se janë bërë shumë hulumtime, shkanctarët ende janë të ndarë në mendime rreth asaj nëse ka një përfitim të vëretetë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara, transmeton Femina.al

Produktet e mëposhtme janë në listën e produkteve që sipas disa shkenctarëve mund të ndikojnë në përshpejtimin e shkallës së metabolizmit bazal.

PIKANT

Ndoshta nuk i keni ushqime favorite, por hulumtimet tregojnë se specat djegës (pikant) e shpejtojnë metabolizmin dhe djegien e indit yndyror. Sekreti është në përbërësin e njohur si caspaicin i cili mund të rrisë më tej djegien e 50 – 116 kalorive brenda ditës. Ende nuk është e vërtetuar se sa miligram të caspaicin-ës janë të nevojshme që të arrihet ky efekt, por një pjesë e studimeve vërtetojnë se doza të ulëta të caspaicinës para ngrënie së ushqimit, e zvogëlojnë numrin e kalorive që janë konsumuar, sidomos nëse kanë përbërje nga karbohidratet.

ÇAJ I GJELBËRT

Azija lindore ka një traditë të gjatë të konsumimit të çajit të gjelbër me qëllim të përmirësimit të shëndetit. Vitet e fundit gjithnjë e më shumë shkanctarë hulumtojnë se sa çaji i gjelbër ka ndikim pozitiv në humbjen e peshës.
Ajo që dihet deri më sot është se çaji i gjelbër e rritë termogjenezën dhe oksidimin e yndyrnave. Mendohet se sekreti është në kafeinë dhe kateinet – përbërës të cilët mund të gjenden në çajin e gjelbër dhe të cilat kanë efekt të shkëlqyeshëm në përshpejtimin e metabolizmit edhe atë nga 4 deri 10%. Kjo do të thotë se me konsumimin e çajit të gjelbër, mund të harxhoni deri më 100 kalori gjatë ditës. Përveç kësaj, e rritë aftësinë për të djegur yndyrnat për 17%. Megjithatë, këto vlera për fuqinë e çajit të gjelbër janë individuale dhe shpesh ndryshojnë.

KAKAO

Duke konsumuar kakao, mund që në mënyrë të shijshme ta ndihmoni metabolizmin tuaj të punojë më shpejtë. Pjesë e hulumtimeve tregojnë se kakao ndihmon në shprehjen e gjeneve, të cilat stimulojnë përdorimin e yndyrnave si burim të energjisë. Gjithashtu, e redukton absorbimin e një pjese të konsumuar të kalorive. Këshillohet që kakaon ta shfrytëzoni në formë të papërpunuar, me qëllim të përfitimit maksimal.

UTHULL MOLLE

Është menduar se uthulla e mollës aktivizon enzime specifike me ndihmën e të cilave zvogëlohet grumbullimi i yndyrnave dhe përshpejtohet djegia e tyre. Nëse dëshironi të humbni peshë trupore, rekomandohet konsumimi i dy lugëve gjelle (30 mililitra) të uthullës së mollës çdo ditë. Pasi që uthulla mund të shkaktojë iritime të fytit dhe ezofagut si dhe dëmtimin e zmaltit të dhëmbëve, këshillohet që të konsumohet në kombinim me ujë ose smoothie. Gjithashtu, mund ta shtoni në sallatë sëbashku me vajin e ullirit ose në kombinim me salcë gjatë konsumimit të ushqimit kryesor.

KAFE

Kafeina mund të përshpejtojë metabolozmin për 11%. Supozohet se 270 mg kafeinë në ditë, që është ekuivalente me 3 gota kafe, mund të ndihmojë në djegien e 100 kalorive më shumë. Përveç kësaj, kafeina e rritë energjinë, e me këtë edhe qëndrueshmërinë gjatë praktikës së ushtrimeve fizike.

Megjithatë, nuk këshillohet përdorim i tepruar i kafeinës sepse mund të sjellë në pagjumësi, nervozë, iritime të lukthit, nauze dhe vjellje. Në raste të rralla, gjatë konsumimit të tepërt të dozave të larta të kafeinës, mund të paraqitet dhimbje kraharori, ankth, agjitim dhe zhurmë në veshë.

BISHTAJORE

Bishtajoret janë të pasura me proteina, fibra, aminoacide, magnez, hekur, vitaminë C dhe B. Mendohet se konsumimi i rregullt i bishtajoreve si thjerrëza, fasule, naut, përshpejton metabolizmin dhe rritë mundësitë e humbjes së peshës.

Sekreti është në dy përbërësit e njohur si inositol dhe kolinë, të cilat mundësojnë përpunimin më të shpejtë dhe djegien e yndyrës në vend të grumbullimit të saj.

USHQIMI I PASUR ME PROTEINA

Ushqimi i pasur me proteina si peshqit, vezët, produktet e qumështit dhe frutat arrore, mund ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Disa shkenctarë vërtetojnë se për dallim nga ushqimi i bazuar në karbohidrate (5-10%) dhe yndyra (0-3%), ushqimi i bazuar në proteine e rritë normën e metabolizmit bazal për 15 – 30%.

Vërejtje: për fat të keq, nevojiten më shumë studime për të konfirmuar në mënyrë të besueshme efikasitetin e këtyre ushqimeve në metabolizmin tonë. Por, pavarësisht dilemës nëse ka një përfitim real të konsumimit të këtyre produkteve, ato nuk duhet të zëvendësohen në asnjë mënyrë për një mënyrë jetësore të shëndetshme. Aktiviteti fizik dhe mënyra e duhur e të ushqyerit, janë opsioni më i sigurtë për humbjen e peshës trupore dhe ruajtjen e normës së metabilizmit bazal. /Femina.al/

The post 7 ushqime që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit appeared first on Femina.al.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267