Quantcast
Channel: Femina.al
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267

Më shumë acid folik, më pak gjasa për kancer

$
0
0

Vitamina B9, e njohur ndryshe si acidi folik, mund të mbrojë gratë nga zhvillimi i kancerit të gjirit, atij të zorrës së trashë si dhe kanceri i vezoreve.

kanceri_i_gjirit

Një hulumtim i realizuar kohë më parë ka përcjellë 60 mijë gra për më shumë se 10 vjet.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i paktë i acidit folik rrit rrezikun për kancer të gjirit dhe zorrës së trashë.

Rreziku ka qenë më i madh nëse konsumimi i paktë i acidit folik është shoqëruar edhe me konsumim të shtuar të alkoolit.

Studimet po ashtu kanë nxjerrë një rrezik 74 për qind më të ulët të prekjes nga kanceri i vezorëve te grupi i grave të cilat kanë konsumuar më së shumti folate.

Gratë që kanë konsumuar më shumë acid folik, kanë qenë më të prira të konsumojnë më shumë pemë dhe perime, të cilat janë të pasura edhe me vitamina dhe lëndë tjera të shëndetshme ushqyese./mjeku/

Femina.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2267